Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka përshëndetur fitoren bindëse të Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Lista Serbe, me përqindjen e votave arriti të sigurojë 10 vende në Parlamentin e Prishtinës.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiç tha se fitorja ishte një mesazh nga serbët e Kosovës se janë të fortë dhe janë në gjendje të mbrojnë interesat e tyre.
Presidenti serb nuk tha se kur do të vizitojë saktësisht Kosovën, por theksoi se ai do ta bënte këtë kur vizita e tij nuk do të paraqiste ndonjë problem për serbët, veçanërisht ata në jug të Ibrit.
Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se pret që qeveria e Prishtinës të formohet në dhjetor dhe se disa qeveri të tjera do të heqin tarifat, por negociatat sigurisht që do të jenë të vështira.
Ai tregoi se në këtë kohë nuk dihej se kush do të formonte qeverinë, por se do të jenë përcaktuese votat e diasporës.
Vuçiç, lidhur me fitoren e Albin Kurtit, tha se nuk ishte gëzim i madh për të.
Ai tha se Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.