Nga Kreshnik Spahiu
Albini Kurti shiti apartamentin për kauzën e Vetëvendosjes, Lulzim Basha shiti kauzën për apartamentet e tij 14 milion euro.
Albin Kurtin e kam takuar disa herē, në kafe, në restorant, në zyrë, në ambiente publike!
Nuk ka Mercedes të blinduar dhe as bodigard. Thjeshtësia e tij është tipike.
Edhe me Lulzim Bashën takohesha, por me një ndryshim. Më lehtë kontakton me Angela Merkel sesa me Lulzim Bashēn nga kontrrollet dhe rojet qe mban nga frika. Pa llogaritur telefonatat që filtrohen nga 5 sekretare.
Basha nuk zbret kurrë nga Mercedesi pa ja hapur derën bodigardi se ka hall mos i prishem gishtat tek dera makinës.
Po ta lësh të eci në këmbë ai humbet rrugën në Tiranë, sepse s’ka dalë kurrë pa makinë dhe shofer që kur u kthye nga Hollanda.
Por ka qindra arsye që opozita shqiptare ka ndryshim thelbësor nga ajo kosovare.
Dje populli Kosovës votoi në mënyrë plebishitare për të sjellë në pushtet dy figura që nuk kanē qenë kurrë në pushtet dhe s’kanë poste ministrore.
Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi.
– Vjosa dhe Albini janë alternativë e re dhe më e mira për Kosovën, Monika dhe Lulzimi janë e keqja më e vogël për Shqipërinë!
– Vjosa dhe Albini nuk kanē pasur poste qeveritare, Monika dhe Lulzimi janë njëri 20 dhe tjetra 30 vite në poste.
– Vjosa dhe Albini s’kanë asnjë akuzë për korrupsion, Monika dhe Lulzimi janë dy nga 5 politikanët mē të korruptuar në Shqipëri
– Vjosa dhe Albini janë lider me merita në krye të partive, Monikës dhe Lulzimit ja kanë dhuruar qyl partinë Meta dhe Berisha.
– Vetvendosja s’ka qenë kurrë në pushtet dhe e pa-provuar. Ndërsa PD dhe LSI kanë qenē 14 vite në pushtet (qeverisje)
– Vjosa dhe Albini dolēn si dy nga 5 alternativa për kryeministër të Kosovës, Monika dhe Lulzimi garojnë së bashku
– Vjosa nuk e ka burrin president të Kosovës, Monika ështē Zonjë e parë e Shqipërisë dhe disa herë në pushtet.
– Vjosa dhe Albini nuk kanë asnjë dosje në prokurori për vjedhje, Lulzim Basha ka 5 akuza dhe çështje të hapura.
– Albini Kurti u arrestua 3 herë për të mos lejuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lulzim Basha firmosi marrveshjen për demarkacionin me Greqinë.
– Vjosa dhe Albini nuk i bëjnë listat e deputetve me zarfe 500.000 euro si Monika dhe Lulzimi.
Fundja Albin Kurti ngriti një lëvizje të tijën dhe nuk fjeti 12 vjet.
Lulzim Basha ka marr 13 poste nga viti 2005 dhe ju dhurua një parti të cilën e shkatërroi duke fjetur gjumë dhe duke larguar kritikët e tij.
Patriotizmi i Vjosës dhe Albinit janë shumë larg nga pabesia e Monikës dhe Lulzimit.
Kosova i flaku në plehra 3 liderët që kishin 12 vjet në politikë dhe e zhytën vendin në varfëri dhe korrupsion. Shqipëria ende don të rikthejë në lojë xhaketat e grisura që kanē 29 vjet.
Kosova ja besoj të ardhmen Vjosës dhe Albinit, Shqipëria s’mund t’ia falë të ardhmen e fëmijve Monikës dhe Lulzimit.
Se jane VRASËS dhe KUSAR me çizme!
Bravo kreshnik. Kohet e fundit ke filluar te llogjikosh drejt. E vertete te gjitha çfare ke shkruar per keto mostra te opozites. Deri sa te dalin lider te rinj jemi te detyruar te mbajme ne pushtet fatkeqesisht keto qe jane tani.
BRAVO………PERFEKT…….SHKRIM I PERSOSUR..
Në Shqipëri Rama është më i miri lider që ka pas ndonjëherë, por disi nuk ia del të forcojë shtetin edhe pse ka vullnetin. Këtu jam i paqartë. Pse?!!
Shume antiyeze e bukur! Te shkruhet me getma te arta.
Kreshnik po krahu tjeter seshte me mire
Kreshnik, Luli mund te jete e keqja me e vogel por Monika jo. Ke gabuar ketu, per te tjerast bravo.
welcome back
Artikull brilant, exelent, bravo Kreshnik je burrë shteti. Por ka dhe diçka, Vjosa osmani nuk ka banjo për mace në shtëpi, kurse Nafije Dybeku ka 15 banjo në shtëpi dhe një për macen. Nafije Dybeku Baxhella ka nje tufë sharebajgash rreth vehtes nga Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja Gjithollog’ja surratgerdalla, Floida surrat ufo me dick në dorë, që janë emrat më të urryer të leshitdhise që vdiq me lëshinedhise në 30qershor.
E para nuk jane njerez
E dyta Jane te pa shkolluar. . Shkollen e ka monika me vjedhje, kurse ky bashuqi se ka mbaruar.
Mos harroni rusi ka mardhenie Te forta me holanden njihen historikisht, ………
E treta Jane Te ndyre qe né gen e né sherbim……….