Mediat serbe spekullojnë se SHBA po zbaton skenarin "Gruevski" ndaj Albin Kurtit

8 Tetor 2019, 11:51Rajoni TEMA

Një lëvizje pas zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës për rinumërim votash duket se njofton skenarë të mundshëm për të nxjerrë jashtë loje në formimin e qeverisë Lëvizjen Vetëvendosje.

Së pari, vetë kërkesa, ndonëse legjitime, hap spiralen e kontestimit dhe korrigjimit eventual të përqindjeve, ndërkohë që menjëherë sapo rezultati u u bë i qartë, nga Beogradi nisën intrigat dhe presionet.

Media të ndryshme nënvizuan faktin se për krijimin e qeverisë së re një fakto përcaktues është edhe Lista Serbe e cila me përkufizim kushtetues duhet të jetë e përfaqësuar në qeverisje. Mirëpo Serbia nuk duket e gatshme që të pranojë si opsion të parë një qeveri të drejtuar nga LVV-ja.

Gazeta “Vecernje Novosti” spekullon sot përmes një shkrimi në të cilin referon burime diplomatike, se SHBA-të po presojnë për krijimin e një qeverie mes PDK-së dhe LDK-së, më saktë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, një aleancë kjo që cilësohet si “një ndër tre kombinacionet paszgjedhore për formimin e qeverisë së re”.

Gazeta nuk sqaron se përse ky presion i SHBA-së, ndërkohë që pak ditë më parë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i njohur si shakaxhi patologjik, deklaroi se ai e dinte që më parë rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Lista Serbe faktorizohet në këtë ekuacion përmes kushteve që zbardhen nga Beogradi: heqja e taksës mbi mallrat serbe, zhbllokimi i formimit të Asosacionit të Komunave Serbe dhe përmirësimi i komunitetit serb në Kosovë.

Këto kushte duken qartë se i vihen si një lloj ultimatum Kurtit, i cili ka ndërtuar karrierën dhe suksesin politik mbi kundërshtimin e tyre. Ndonëse ai ka pranuar se do ta zëvendësojë taksën për mallrat serbe me reciprocitetin, për Asosacionin është diçka e paimagjinueshme që të premtohet a priori.

Nga ana tjetër kreu i Vetëvendosjes njoftoi dje përmes një interviste për Top-Channel se do të niste një fushatë nga poshtë – lart për të bindur të gjithë aktorët në formimin e qeverisë së re. I pyetur për pajtimin me serbët, Kurti nënvizoi se ai është për integrimin e tyre, pasi pajtimi do të vijë në momentin kur Serbia, jo serbët e Kosovës, të kërkojë falje për krimet e bëra.

Teknikisht Kurti ndodhet në të njëjtën situatë që u ndodh Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë, i cili ndonëse doli parti e parë në zgjedhje, u refuzua në blok nga spektri politik shqiptar që deri në atë moment kishte bashkëqeverisur me të.

Arsyeja e vetos ndaj tij, veto e cili shpërfilli edhe votën, ishte presioni amerikan, i ushtruar përmes Tiranës zyrtare, e cila shiti në opinion një marrëveshje bashkëpunimi mes partive shqiptare që koordinuan Jo-në e tyre ndaj Gruevskit.

A do të ketë Albin Kurti fatin e ish-kryeministrit maqedonas? Do të ishte padyshim një grusht shteti mbi logjikën elektorale dhe momentumin e krijuar nga vota e 6 tetorit në Kosovë. Sidomos po të mbahet parasysh se drejtuesi i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi kalimin në opozitë.

Askush nuk ka të drejtë të kushtëzojë LVV-në me kërkesa të ekzagjeruara, të cilat edhe nëse do të pranohen, në fakt do të minojnë normalitetin e punës së një qeverie e cila nuk mund të mendohet pa Vetëvendosjen.

Ndaj spekullimet e mediave serbe për momentin duhet konsideruar diversione që lidhen me pasigurinë e madhe që krijon për pozitën e Vuçiç, por edhe të Edi Ramës, dalja si violinë e parë në Prishtinë e Kurtit, që do të thotë zhbërje e të githë planit të ndarjes së Kosovës dhe marketimit të tij si marrëveshje historike serbo-shqiptare.

5 komente në “Mediat serbe spekullojnë se SHBA po zbaton skenarin “Gruevski” ndaj Albin Kurtit”

  1. prishtinasi says:

    Me shume mendoje se jane thashetheme per katundin sesa realitet.E verteta eshte se SHBA me ne fund do nje ndryshim te madh mentaliteti politik ne Kosove dhe nje fuqi shqiptare edhe me vota karshi serbise sepse LVV DHE LDK bejne qeveri edhe pa te tjerat dhe kjo i kushton listes serbe.Perndryshe SHBA asnjehere nuk e largon nga loja dike qe nuk e ka ne listat e te korruptuarve sepse edhe nuk jane te provuar per pushtet qendror,perkundrazi po deshirojne te shohin si kjo LVV do te kete qasje ne pozite sepse eshte qasje tjeter tashme kjo.Kurse loja ky me ate ,ai me ate nuk vlen per LVV sepse dihet boterishte se kjo LVV ka deshire te hapur bashkimin me Shqiperine dhe nuk e lidhin me individe Rama,Meta apo Berisha por e lidhin ne kontest kombetar dhe kjo dikujt i dhemb.Me se shumti Beogradit dhe atyre sikurse ata…………

  2. Konica USA says:

    Albini eshte anarshist dhe inatci, i paskrupullt si Saliu, per pushtet i ka vene zjarrin Kosoves, si Saliu Shqiperise.

  3. USA says:

    I sakte komenti Prishtina. Po korentet e serbise jane te fuqishme dhe jane realitet dhe duhen burra te zgjuar dhe qe shikojne larg.

  4. lisi says:

    Nese Amerika minon krijimin e qeverise me kryeminister ALBININ ne te semes i shkofte ndihma qe dha per clirimin e Kosoves……………………………..

  5. pjeter says:

    E gjith bota serbe,ne ballkan che europ,ushtrojne presion te vazhdueshem kunder shqiptareve.Nuk e di e per sa kohe do te vazhdojme te jemi naive,kunder serbeve edhe ne amerike,sepse akoma atje eshte nje vends pa ndikim te mirfillte Serb.Deklaratat e Dacic duhen marre me seriozitet,ata punojne si nje trup i vetem kunder shqiptareve.Ne qofte se ne Shqiptaret non è kuptojne kete,Dhe te vazhdojme te merremi me deshirat e Saliut per vite me radhe,apo te kacafytemi me njeri tjetrin,se ju lag apo jo bishti dhelpres,do te kemi nje te ardhme te veshtire,dhe historia dote perseritet,ku mund te jemi perseri te sakrifikueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje