Meta “sulmon” Berishën: Drama jonë fillon në vitin 2008, pas marrëveshjes së tij me Edi Ramën

8 Tetor 2019, 18:58Politika TEMA

Ilir Meta ka komentuar zgjedhjet në Kosovë dhe pse nuk mund të kemi zgjedhje të tilla në Shqipëri, gjatë një bashkëbisedimi në Universitetin Europian të Tiranës.

Meta thotë se drama e Shqipërisë fillon në 2008-n, pas marrëveshjes së Berishës me Ramën.

“Lidhur me Kosovën mirë shumë nuk ndihemi, pasi na duket sikur zgjedhjet në Kosovë ishin si zgjedhjet në Danimarkë në raport me disa probleme.

Jo se shqiptarët këtu nuk duan të bëjnë zgjedhje të tilla, por lidershipi politik ua ka bërë të vështirë. 

Zgjedhjet në Kosovë kanë veçanti edhe sistemin elektoral. Ata kanë lista të hapura. Voton për partinë dhe për listën e kandidatëve. 

Ajo që i bëri këto zgjedhje konkurruese është që LDK të vendoste si kandidate për kryeministre një figurë që herën e kaluar ishte vendosur e 87-ta në listën e partisë dhe kishte dalë e para apo e dyta në gjithë Kosovën. 

Kjo i dha rritje LDK-së. Pra ka një meritë sistemi, sepse i jep mundësi qytetarit të shprehë mendimin e tij dhe i vendos partitë nën presion për të vënë në krye figura sa më përfaqësuese.

Drama jonë fillon në vitin 2008. Ne kemi pasur një Kushtetutë shumë të mirë të miratuar në 1998, për të mos përsëritur ato që kishin ndodhur. 

Ajo që ndodhi në 2008 me listat e mbyllura është një problem i madh. 

Nuk është se i kemi partitë demokratike dhe bëjnë përzgjedhje të emrave, dhe që atëherë edhe partitë u bënë më të mbyllura. Nuk ka më deputetë që bëjnë oponencë. 

Kjo e ka goditur në thelb dhe në zemër demokracinë parlamentare. Kjo duhet parë me përgjegjësi edhe në kuadër të reformës zgjedhore. 

Natyrisht, reforma zgjedhore nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Kosovë, policia dhe prokuroria reagoi menjëherë”, tha Meta.(TemA)

3 komente në “Meta “sulmon” Berishën: Drama jonë fillon në vitin 2008, pas marrëveshjes së tij me Edi Ramën”

  1. Po he pra bejeni kete, se po na lodhni shume por nuk u vjen mire se keni gjet parajsen me kete menyre votimi, vendosni njethundrake per deputete, dhe populli voton symbyllazi

  2. Po he pra bejeni kete, se po na lodhni shume por nuk u vjen mire se keni gjet parajsen me kete menyre votimi, vendosni njethundrake per deputete, dhe populli voton symbyllazi

  3. eh, ç'tu theme says:

    Megjithate, Ilir qe ti nuk e thua, eshte se ti rrembeve vazot me lule ne parlament te vrisje gjoja Jozefinen atehere, bere dhe greve ne parlament, por me vone e kuptove se ai ndryshim kushtetute i Saliut dhe Edit , te erdhi per mbare ty, bile te berin xholin kryesor qe ishe ti te vendosje se kush do qeverise dhe u ktheve si ajo kurva e poshter: he, çfare do besh tani, une sonte do shkoj me Saliun, u ngope me Saliu dhe pastaj: Sali une sonte do shkoj me Edin te shkerdhehem dhe mendove se kjo pune do zgjaste pambarim. Per ty nuk kishte me rendesi as kushtetuta, ashtu si tani, as sistemi zgjedhor dhe as listat e hapura e te mbyllur. Ti ishe ne pushtet kushdo qe te fitonte dhe nuk e prishje me terezine. Bile s’kishe me nevoje as per bllok ne dore se i ngule kerbaçet Shqiperise dhe shqiptareve me keq se Saliu juristet e plepave dhe tani ka dhe goje ti dhe ai halea te flisni per drejtesine ect. Perse nuk e bere ti me Saliun reformen ne drejtesi ne 2009-en?!….Perse nuk e bere ti reformen zgjedhore ne 2013 kur ishe ne pushtet, pusht?! Tani ik atje per ku je nisur, mos prit te te çojne me pahir se do te peshtyjne rrugeve dhe jo vetem: do te qellojne me mut ne fytyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje