Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën konservatore greke, “Kathimerini”, me rastin e vizitës së tij në Greqi.
I pyetur nëse SHBA-të janë rikthyer në Ballkan, pas perceptimit se me ikjen e Barack Obamës, ato u tërhoqën nga rajoni, Pompeo shprehet prerazi se rikthimi është i sigurtë dhe madje mbi synime strategjike.
“Ne jemi kthyer. Dhe kur them jemi kthyer, ne jemi të angazhuar, sepse është në interesin më të mirë të Amerikës të jetë e angazhuar…
Ne na intereson shumë që ta shohim Ballkanin të stabilizuar…dhe ne duam që Greqia të udhëheqë këtë rrugë”, ka thënë ai.
Ai ka komentuar ftohtë dhe me realizëm vendimet e qeverisë së mëparëshme greke për t’i hapur rrugë ofertave kineze në ekonomi, duke iu referuar të drejtës sovrane të çdo vendi për të vendosur për më të mirën e vet.
Kur vjen puna te përfitimet e bashkëpunimit greko-amerikan, Pompeo ka renditur të parën në listë sigurinë, më pas tregëtinë.
I pyetur për armikun e Perëndimit këto kohë, sidomos për manifestimt e tij në Ballkan, Pomepo ka përmendur “ndikimin malinj të Rusisë dhe Irani”.
Pyetja ndoshta më domethënëse që zbulon më mirë diplomacinë amerikane, është ajo për Turqinë, një vend që sfidon vazhdimisht kufijtë e Egjeut dhe që kërkon të rrisë praninë e vet në kërkimet nëndetare për gaz dhe naftë në të.
Sekretari amerikan ka refuzuar të flasë për një zgjedhje mes Greqisë dhe Turqisë në këtë kuadër, duke renditur me këtë rast rëndësinë e Turqisë, që është një aleat i NATO-s dhe një partner tregtar.
“Po bëjmë gjithçka mundemi që të parandalojmë paparashikueshmërinë e asaj që mund të ndodhë në Egje.
Është një partner i rëndësishëm tregtar për ne. Ata janë qartazi një aleat i NATO-s, ku ne kemi një infrastrukturë të rëndësishme.
Kemi objektiva të rëndësishëm politikë, ju i njihni mirë rreziqet e refugjatëve që vijnë nga Turqia apo Siria, apo nga rajoni.
Kështu që një Turqi e suksesshme, një Turqi me rritje ekonomike, që përparon. është e rëndësishme jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë ne…
Ne e shohim Greqinë dhe Turqinë jo në konkurrencë, por me karakteristikat e tyre specifike”, është shprehur Pompeo.
Komente që në terma praktikë duan të thonë se: Në Greqi do të investojmë, me Turqinë nuk e prishim.
Parim që kufizon në maksimum marzhin e veprimit të Athinës zyrtare, që përherë ka kërkuar mbështetje në përballjen e vet në Egje.
ok,si perhere kristianet do te perfitojne dollarin ndersa sunitet………….arin,madje me gunga! gezuar ramazonin!
Po neve na kan shitur ke turqit sic na shiten ke rusi 50 vjet me par
Greqia do te marri gjithmon te “gjatin me gunga” kundrejt Turqise kundrejt Turqise greket do te jene gjithmon jetim pa ndihmen e askujt
Nuk po e shohim te flase “Pellazgaqisin” ! Me qarte
se kaq , amerikanet nuk kane folur kuuurre , ndaj ,
Greqia sivellama e shtetit “islamik” mesjetar , duhet
te ulet me kembe ne toke e me gisht ne b**** ! Ne
rast perplasje me Turqine , SHBA-ja eshte me Turqine !
Kryeministri i ri Mitsotakis, sa erdhi ne pushtet beri dy gjera :
I hapi driten jeshile teresisht amerikaneve dhe gjermaneve per cdo lloj investimi, pra, largpamesi
Turqia si superfuqi merr thelat kurse gerqia do te lepije kockat
Une e perkthej keshtu
Sherri juaj nuk.me intereson nuk hyj ne mes apo te mbeshtes vetem njerin
Nqs greqia do arme me i be balle turqise te hape gojen sa don (me para kuptohet)
Trimeri nuk kemi me shit ate prodhojeni vete
Cfar ndodhë këtu me këta komentatore?
S’po kuptoj çfarë janë keta që shkruajnë me kaq dashuri dhe vullnet për Turqinë. Është e pa besushme mësuan Turqit të shkruajnë Shqip. Më habit kjo gjë, se kur kam shkuar për të vizituar Shën Sofine para 5 vjetësh, një tregtar turk u përpoq që të komunikojë me mua disa gjuhë të huaja që unë nuk i dija,i fola rusisht nuk dinte ai, pastaj i thashë Arnatluk e kuptoi se bëhej fjalë për Shqip por nuk dinte të flasë shqip, e pastaj i fola Greqisht dhe kemi diskutuar rreth 10 minuta. Bravo Turqit! janë shumë të zgjuar sa shpejt i kapin gjërat.
Pompeo thote se Turqia eshte partner ne NATO dhe ne greqi do investojme. E sakte dhe e drejte sepse jane kufinjte lindor te evropes. Me kendej eshte evrope, perfshi ballkanin. Ne evrope nuk duhet te futet as rusi e as kinezi. Greqia e provoi ftohjen me amerikanet, gati falimentoi si shtet.
Ik,o trap.Amerika ka ngordhur
Amerika ka 30 vjet qe e rejep Shqiperine dhe asnje investim nuk ka bere