VV dhe LDK drejt akordit? Isa Mustafa: Do takohemi me Albin Kurtin për të vlerësuar mundësitë e bashkëqeverisjes

8 Tetor 2019, 19:32Rajoni TEMA

Isa Mustafa, kreu i LDK-së, partia e dytë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, pas Vetëvendosjes, është shprehur se këto ditë do të takohet me kreun e kësaj partie Albin Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave. 

Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes.

Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”, shkruan Isa Mustafa.

3 komente në “VV dhe LDK drejt akordit? Isa Mustafa: Do takohemi me Albin Kurtin për të vlerësuar mundësitë e bashkëqeverisjes”

  1. Baliu says:

    Ky paterica nga Prapashtica prap do ti le bisedimet aty ku i ka lene. Hi, hi, hi, duftet mu kon dredhaxhi balo. Kurse at deklaraten e Kadri Teveqelit se PDK do te shkoje ne opozite, disa naiva e kan mare si veper “fisnike” te tije, por ne te vertete ajo eshte nje dinakeri e sprovuar e ngelaqit kriminel, tjeter gje te thot e tjeter gje te beje. Ai e pret akardemik Isen te “dardha e madhe” per koalicion, mbasi Isa te “zhgenjehet” nga ofertat e “pa arsyeshme” te Albin Kurtit.

  2. Johani says:

    Po per çfar do takohesh me mustacakisin o Albin o, a se shef se si ka mbetur si kufome ne shtaga,po ske zgjidhje pasi si komunist qe eshte te tjeret as qe guxojn te flasin, sepse truproje i ka vllaznit geci me ne krye ganiun qe kur ti qohet vert shqiptar dhe shkon ne serbi sepse i rrezikohet jeta nga ata qe i vret,pra mjer ti o Albin qe ske zgjidhje.

  3. Baliu says:

    Ise, Ise, argat i Kadrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje