Edi Rama: Shengeni ballkanik brenda 2021. Serbia nuk do të bllokojë Kosovën

10 Tetor 2019, 12:22Rajoni TEMA

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë rënë dakord parimisht për krijimin e Shengenit ballkanik dhe për realizimin e këtij objektivi në terren kanë vendosur edhe afate konkrete, që është brenda dy vitesh. Ky është rezultati i bisedimeve tripalëshe në Novi Sad të Serbisë.

“Duhet të shkojmë përpara, sepse mund të jetë më e lehtë që të qëndrojmë nëpër barrikada dhe të evokuojmë të shkuarën për simpatitë e momentit, por të garantojmë ato që kemi marrë përsipër.

Brenda vitit 2021, ky territor, pra Ballkani Perëndimor të jetë territor ku katër liritë të mos jenë më aspiratë, por realitet, njësoj si tek Shengeni. Mund t’i gjejmë një emër tjetër, jo Shengen, por do të jetë e njëjta gjë”, deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Vuçiç dhe Zaev në përfundim të takimit tripalësh.

Kryeministri nënkuptoi se nismës do t’i bashkohen të gjitha vendet. Ai tha se ka marrë dakordësinë nga Serbia për të mos penguar Kosovën që të bëhet pjesë e këtij projekti.

“Kjo është e dakordësuar, vullneti është i plotë për ta bërë me të gjitha vendet. Pra, për ta theksuar nuk ka asnjë veto për askënd dhe për asgjë”, u shpreh ai.

Rama e cilësoi realizimin e kësaj nisme si jetësim të zotimit të marrë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Bëhet fjalë për lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe të njerëzve.

2 komente në “Edi Rama: Shengeni ballkanik brenda 2021. Serbia nuk do të bllokojë Kosovën”

  1. @ says:

    Karagjozet si puna e Rames duhet te largohen nga pushteti,
    jo me te presesh qe te bejne “shengenin ballkanik” deri ne 2021.
    Ai ka deshtuar me “shengenin” brenda Shqiperise..

  2. Analisti Amator says:

    Ky eshte nje hap “gjigand” i Edi Rames. A eshte hap drejt te mires apo te keqes, nuk di cte them!
    Kjo mini Jugosllavi qe kerkojne te krijohet, ndryshon nga Jugosllavia e dikurshme sepse nuk do kete emrin Jugosllavi qe presupozon dominimin sllav.
    Sidoqofte Serbet pa diskutim do kene dominim ne te gjitha aspektet si shteti me i madh dhe me me shume experience. Shume shpejt kjo mini Jugosllavi nga nje tendence ekonomike do kethehet ne politike. A eshte Rama i ndergjegjshem per kete qe po ben? Nuk ma merr mendja. Rama eshte tip eklektik qe nuk degjon dhe nuk lexon asgje. Mendon se truri I tij eshte perfekt dhe ai di jo vetem te shkuaren por dhe te arthmen. Per kete guxim vlen te lavderohet.
    Sidoqofte me lejoni tju kujtoj se bisedime per tu future Shqiperia ne Jugosllavi, jane bere edhe ne kohen e Enverit dhe Titos. Punet ishin vaj. I vetmi problem ishte qendrimi Shqiptar dhe ai Serb per problemin e bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Enveri ngulte kembe qe ne te futeshim ne Jugosllavi mbas bashkimit tone kombetar, kurse Tito(nga presioni Serb) kerkone qe ne te futeshin ne fillim ne Jugosllavi dhe aty te bashkoheshim si komb.
    Sic doli me vone si Enveri ashtu dhe Serbet ja kishin e hile njeri tjetrit. Enveri kerkonte bashkimin ne fillim dhe ne fund mosfutjen ne Jugosllavi. Serbet kerkonin Shqiperine ne Jugosllavi duke e joshur me genjeshtren e bashkimit me Kosoven.
    Jam I sigurte qe Edi as qe ka haber nga keto historira, ose I quan keto genjeshtra. Pa pike turpi thote qe Serbia nuk do pengoje Kosoven te aderoje ne “miniJugosllavine” e krijuar nga ai dhe Vucic. Problemi zoti Rama eshte cdo behet me bashkimin tone. Eshte mendjelehtesi qe ti me nje te rene te lapsit fshin kete aspirate tonen kombetare dhe vecanerisht qe ti nuk je konsultuar me Kosoven. Po ne Evrope si do futesh? Do futesh si “miniJugosllavi apo si Shqiperi” Ti Edi mendon se ketu ja ke fut Maqedhonasit, por gabon. Mendon se elementi Shqiptar atje do jete pjese e bashkimit tone. Fantazira, zoti Rama. A te ka vajtur ne mendje qe kete pune ta beje fillimisht me Kosoven dhe Maqedhonine? Me siguri jo , se une dyshoj qe ideja eshte e Serbeve si fillim….Degjo dhe Kosovaret sepse ata dine me shume se ty per Serbin….
    Perfundimish mendoj qe keto jane hapa te pastudjuara dhe te nxituara. Ceshtjet tona kombetare dhe problemet me Serbin nuk mund ti zgjidh dashuria midis Vuciq dhe Edi Rames. E vetmja gje e tyre e perbashket eshte gjatesia fizike. Ne mentalitet Vucic eshte 100 vite para Rames per te perdorur thiken e kasapit ne trojet tona….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje