Pavarotti, historia e tij emocionuese në një film dokumentar

10 Tetor 2019, 11:37Lifestyle TEMA

Luciano Pavarotti emocionon me historinë dhe zërin e tij. 12 vjet pas vdekjes së tij, figurën e tij të paharrueshme e risjell Ron Howard me filmin dokumentari ku tregon për të, duke e vënë sërish në vëmendjen botërore.

12 tetori është ditëlindja e tij, dhe vetëm disa ditë më vonë filmi do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Romë nga vetë regjisori fitues i çmimit “Oscar”.

Historia, zëri, sekretet dhe legjenda e tenorit të Modenës janë në qendër të filmit, por mbi të gjitha ajo që shfaqet është rrugëtimi i tij i pabesueshëm i njeriut që u bë ikonë botërore falë një talenti të jashtëzakonshëm: nga origjina e përulur e djalit të një bukëpjekësi në superyll ndërkombëtar të operës.

Filmime që nuk janë parë kurrë më parë dhe imazhet e shfaqjeve krahas atyre më intime, me qasje ekskluzive në arkivat e familjes.

Qëllimi i Howard: të zbulojë burrin, babanë, filantropin dhe artistin e ndjeshëm, i cili kishte një marrëdhënie komplekse me talentin dhe suksesin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje