Çfarë do të thotë operacioni ushtarak i Turqisë për botën arabe?

13 Tetor 2019, 10:44Bota TEMA

Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qeveritë e vendeve arabe. Por kjo nuk i intereson Turqisë. Ajo i ka hyrë një strategjie, e cila mund t’i ndryshojë forcat në rajon.

Sulme të avionëve luftarakë turq në territore përgjatë kufirit turk, mijëra vetë marrin arratinë. Operacioni ushtarak i Turqisë në veriun e Sirisë ka filluar. Aviacioni ushtarak turk dhe artileria kanë qëlluar 181 objektiva të njësive kurde të njohura si “Njësitë e Mbrojtjes Popullore”, (YPG), deklaroi Ministria e Mbrojtjes përmes twitterit. Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay u tregua i kënaqur me zhvillimin e operacionit ushtrarak.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar më parë, se ai do të shuajë një “korridor terrori” në rajonin e banuar nga kurdët në jug të Turqisë dhe do të sjellë paqen. Këtë e venë në dyshim shumë vëzhgues. “Operacioni ushtarak turk do të ketë ndikime në stabilitetin e të gjithë Lindjes së Afërt dhe situatën politike në nivel rajonal dhe lokal”, thotë eksperti ushtarak libanez, Nizar Abdelkader në intervistë me Deutsche Wellen. Sipas tij, kriza e Sirisë do të bëhet më e komplikuar dhe ky operacion do të sjellë me vete vuajtje dhe mjerim.

Një marshim dhe shumë humbës

Pasojat e operacionit ushtarak turk janë vështirë të parashikohen aktualisht, thuhet në platformën britanike online, “Elaph”. Por kurdët nuk janë humbësit e vetëm. Ai mund të dëmtojë edhe sukseset e luftës anti-terror në botë. Luftëtarët e të ashtuquajturit, “Shteti Islamik” në rajonet kurde mund ta përdorin kaosin për të dalë nga burgjet dhe të shpërndahen në të gjithë rajonin. Nga ana tjetër ky operacion dëmton edhe Turqinë, sepse qeveria i fut njerëzit në një “luftë  pa fund” kundër kurdëve, thuhet në “Elaph”. Pasi SHBA i ka trajnuar dhe pajisur me armë kurdët, pritet një luftë e gjatë, analizon ky portal, një luftë që mund të kthehet në “Vietnamin” e Turqisë.

Ndikimet e para të operacionit ushtarak duken që tani. Erdogani reagoi pas kritikës së ashpër si të qeverisë egjiptiane ashtu edhe të asaj saudite. Në adresë të qeverisë së presidentit al-Sisi, Erdogani tha, se Egjipti nuk ka të drejtë të kritikojë operacionin: Qeveria e ka treguar veten si “vrasëse” të demokracisë në vend. Ndërsa për Arabinë Saudite, Erdogan kishte këto fjalë: “Kush e ka vënë pra Jemenin në një situatë të tillë?” Erdogan e lidhi kritikën e tij me koalicionin ushtarak të drejtuar nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen.

Riorientim i Turqisë?

Këto deklarata dokumentojnë, se sa e ka ndryshuar Erdogani qëndrimin e tij për luftën në Jemen. Nëse në fillim ai e përshëndeti krijimin e koalicionit, tani vihet kundër. Kjo lihet të kuptohet si një shenjë e lehtë në drejtim të Iranit. Edhe kjo qeveri e ka kritikuar ndërhyrjen turke, duke përmendur rreziqet për popullsinë civile. Por në të njëjtën kohë u tha, se Teherani i kupton shqetësimet e Turqisë, për sigurinë në kufijtë jugorë të saj.

Ka edhe një arsye tjetër pse Irani mban distancë me partinë kurde në Siri, PYD. “Gjatë luftës civile në Siri, PYD u kthye në një partner taktik të Teheranit në luftën kundër IS-it”, thotë politologja, Gulriz Sen, që analizon politikën në Lindjen e Afërt për platformën online “Al-Monitor”. Por pas IS-i u mund në masë të gjerë, marrëdhëniet e mira të partisë kurde me SHBA nuk shiheshin me sy të mirë në Teheran. “Prandaj qeveria e Teheranit mbështet pajtimin e partisë kurde me qeverinë e Asadit. Në këtë mënyrë ky vend kërkon të zgjerojë kontrollin mbi Sirinë dhe të dobësojë prezencën e SHBA në Siri”

Humbje pushteti e vendeve arabe?

Pavarësisht si zhvillohet aksi Teheran-Ankara, ato shtete si Emiratet e Bashkuara apo sauditët që ishin deri më tani të angazhuara në Siri e mbështetën xhihadistët kundër regjimit të Asadit, tani kanë dalë në defensivë. Mundësitë e tyre nuk afrohen dot me forcën e një Turqie që vepron hapur ushtarakisht. Kjo vlen tani më shumë, kur një nga aleatët më të rëndësishëm të Arabisë Saudite, SHBA tërhiqet nga Siria, jo plotësisht, por në masë të madhe. Në shtypin arab, kjo komentohet si tradhti ndaj kurdëve, që në luftë kundër IS-it ishin partnerë të SHBA. “Këtë gjë mund ta bëjnë edhe me partnerë të tjerë”, thuhet në platformën arabe online, “Rai-al-youm”. Vetë SHBA prodhojnë tani shumë naftë, gjë që i bën të pavarur, nga ana tjetër ky vend e ka momentalisht të drejtuar vëmendjen nga Kina.

A ka Arabia Saudite arsye për shqetësim? Jo, thotë eksperti saudit, Hasan Dhafer Al-sheri në bisedë me Deutsche Wellen. “Marrëdhëniet e SHBA me mbretërinë janë të thella dhe të gjata.” Vërtet që për momentin ato janë ftohur, por në plan afatgjatë ato do të normalizohen. E në Riad nuk janë shumë të shqetësuar, nëse Uashingtoni largohet. “Sepse ka alternativa. Moska. Pekini dhe Bashkimi Europian.” Por ende nuk dihet, se si do të formësohet marrëdhënia me aleatët e rinj. Ajo që dihet, është se në rajon ka filluar reflektimi për konstelacione të reja. (dw)

12 komente në “Çfarë do të thotë operacioni ushtarak i Turqisë për botën arabe?”

  1. Alban Hamzai says:

    SHBA kishte Vietnamin ,Rusia kishte Afganistanin ,Turqia tani ka Sirine .Sic perfunduan dy te parat ,ashu do te perfundoje dhe Turqia .Shteti osmano-turk esht shteti qe ka vrare me shume njerez ne historine e njerezimit ,me perjashtim te dy luftrave boterore .Pas krijimit te shtetit artificial turk nga Traktati I Lozanes ku u groposen 55 etni qe perbejne sot popullsine e Turqise dhe qe morren emrin “Turqi”,”popull turk” dhe “gjuhe turke”,emra qe nuk ekzistojne ne asnje document te Perandorise Osmane ,pra ky shtet turk ka kryer deri tani 3 genocide te njohura nga bota :Ndaj armeneve ,ndaj pondeve dhe pas krijimit te shtetit islamik ndaj kurdeve e te krishtereve siriane ,ku Turqia ne bashkepunim me shtetin islamik vrau 2.2milione kurde dhe te krishtere siriane .Dhe masakra vazhdon . Kurdet e Turqise e te Sirise po heqin shume me keq se dikur kosovaret nga serbet,prandaj shqiptaret duhet te perkrahin kurdet qe luftojne ,si dikur kosovaret, per liri e pavaresi.

  2. Kuq e zi says:

    Kur permend marrveshjen e lozanes ben mire te permendesh te dy firmetaret e asaj marrveshje nqs turqia groposi 55 etni po ana tjeter sa groposi dhe sa u demtua populli shqiptar a perdori pala tjeter e lozanes gjenocid,pastrim etnik ku ky shtet mori emrin greqi,popull grek,guhe greke
    Si thonte shefi madh… kush eshte pa mekat te hedhe gurin e pare

    1. abc says:

      Ja dhate Ju emrin Greqi, se ata jane ne Alfabet, ne Gjuhe, ne Toponime, ne Histori, ne Kultur dhe tradita HELEN.
      HELADA e lavdishme 3.5 mije vjecare do te ishte shuajtur pa ata njerez.

  3. Stambolliu says:

    Pas Siris e kane rradhen tangat e Athines se si shume po na i levizin felat e b…..tju a rrasim edhe nje here “rikardon” si dikur 500 vjet por mbi te gjitha arvanitasve qe u rren mendja se luftuan Perandorine do ti q…ne kembe si dikur qe mos te llapin me llaxoret e ndyra

    1. Theatrical says:

      po ta shikosh, nuk ndihen fare per faktin qe Turqia ka nisur ushtrine per te shtypur vellezerit e tyre kurdhë..
      Athina zyrtare shpreson qe mundesisht filloje nje lufte dhe kur te humbe Turqia (sipas tyre) keta do marin ne tepsi Costantinopolen (dhe vorje beqirin)

  4. Toni says:

    @Alban Hamzai. Cfar genocidesh po thua. Genocidi Armen qe nuk e njeh kush pervec Fances. Franca e cila ka vrare mijera te pafajshem ne Afrike. Ka bere genocide nga me te tmerrshmet. I ashtuquajtur genocid Armen ka ndodhur ndodhur ne 1915 Turqia eshte formuar shtet ne 1923. Dhe i ashtuquajtur genocid Armen ka ndodhur gjate perandorise Osmane. Ku turqit nuk i pyste kush. Sa per kurdet meqe tu dhimbskan mos shkojne ne Turqi e te vrasin njerz te pafajshem duke plasur bomba. Sa per ISISIN Turqia ka vuajt me se shumti. Ka pasur me shume sulme ne Turqi nga ISISI sa ne cdo vend tjeter i botes. Merr informacion pastaj shkruaj ketu.

    1. Theatrical says:

      rolin me aktiv ne genocidin armen ne fillim shekullin e kaluar e kane ushtruar trupat kurde..pra kurdet kane vrare e masakruar armene me shume se kushdo tjeter,
      historiografia e shpjegon kete si nje strategji te kurdeve per t’u zgjeruar mbi territorin armen

  5. nje antiturk i betuar says:

    Koken s’paskan ngrene midis tyre turqit dhe arabet , kujt i plasi ? Larg nesh dhe Evropes , pa , me njeri-tjetrin , u shofshin . Sa me pak turq e arabe , aq me mire per te gjithe .

    1. Ke harruar kryesoret….”greket” dhe mbi te gjitha arvanitasit antishqiptare…plehrat e Gadishullit….

  6. beni says:

    Rrofte populli kurd dhe lirim per te burgosurit politike Abdullah ocalan!
    Populli kurd do te ket mbeshtetjen internacional e cilit do populli qe lufton për liri e mosdiskriminimit nacional e shfrytezohet për interesa te pushtetit te Erdogan e popullit turk!
    Populli turk nuk do te gjej kurre paqe me kurdet kur ata brutalisht e mizorisht vrasin popull te pafajshëm!
    Mobilizimi i popullit kurd ne lufte kunder agresionit fillon njelloj si ndaj nacionalizmit nazist gjerman!

  7. ts says:

    Esht shum e dhimbeshme te mendosh cfar po heq nje popull i ter qe spo gjen vend te jetoj e krijoj shtetin e tij ! Perpelitet mes interesash e tradhtish e sdi kujt ti besoj dhimbjen ! Baashkohem me ty Hamza per sa pershkruan e te mendosh ne kte shekull , ku historia me popuj perseritet !Te fortet ,te pabeset ,ata qe ndezin e shuajn luftera ,ata qe enderojn te kthehen ne historin e pergjakur 500 vjecare te sundimit qe tjetersoi kontinentin ,nuk e njohin dhimbjen e as meshiren per popujt e ja ,pasqyr e ktij realiteti te hidhur esht nje popull ,jan kurdet e martirizuar viktim premtimesh e aleatash te pabesa ! Nuk gjej fjal te shpreh keqardhjen per kte popull e kur themi popull, jan pleq ,plaka,gra ,burra e femij qe vriten e perpeliten per nje Atdhe !

  8. katarakti says:

    Jane 25 milione kurdet qe jetojne ne Turqi, Siri, Irak dhe Iran dhe ende nuk kane nje shtet! Trumpi i tradhtoi hapur. Megjithate kurdet jane te armatosur dhe do te luftojne deri ne fund. Te shohim si do shkoje puna. Europa e tere eshte me kurdet. Rusia eshte me Sirine, e cila ka nisur trupat e saj per te luftuar kunder invazionit turk. Edhe vendet arabe jane kunder Turqise. Si dhe Izraeli qe nuk do te mungoje te furnizoje kurdet me armatime kunder armikut te tij turk. Ndofta Trumpi ka dashur te afrohet me Turqine, por ne kampin e tij ka shume qe nuk jane dakort me brektisjen qe ai u beri aleateve te tij kurde ne luften kunder Isis-it. Letrat jane perziere edhe nje here tjeter ne Lindjen e Mesme. Gjithçka eshte rremuje. Do Zoti qe kurdet e fitojne kete lufte dhe formojne shtetin e tyre te pavarur. Poshte Erdogani dhe Turqia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    ラブドール コスプレ あなたがあなたの喜びのために本物のダッチワイフを買うならば、あなたはそれが本物の女の子のように見えるのを見つけるでしょう、そしてそれはあなたにも同じ感覚を与えることができます。

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      女性 用 ラブドール ダッチワイフジャングルフィーバーを温めるための便利なマニュアル!ニョミに会いましょう!160cm YL 2020広州大人のアイテムフェアクローンウィリー—フェアクライアントレビュー

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje