Helmohen 26 persona gjatë numërimit të votave, mediat kosovare: Shkak zarfet e ardhura nga Serbia

13 Tetor 2019, 12:32Rajoni TEMA

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Lajmin për Express e ka konfirmuar Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai për Gazetën Express ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala për Express.

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm. Mirëpo ai është ndërprerë pas disa munitave për shkak të kutërbimit. Policia është njoftuar për rastin.

Megjithëkëtë,  në qendrën e numrit dhe rezultateve edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-j, gjatë kësaj jave.

Sipas zëdhënësit të KQZ Valmir Elezi deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve dhe se ky proces po vazhdojnë edhe të dielën . Elezi, për Ekonomia Online, ka sqaruar se përse rinumërimi në QNR zgjat më shumë se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ditën e zgjedhjeve.

“Arsyeja se persë numërimi i fletëvotimeve të 2547 vendvotimeve përmbyllet brenda pak orëve pas procesit të votimit dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve zgjatë më shumë -është se çdo vendvotim ka këshillin, anëtarët e të cilit bëjnë numërimin e atij vendvotimi, ndërsa rinumërimi këtu varet nga kapaciteti i QNR,pra janë vetëm 22 tavolina numërimi”.- Elezi.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, që ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime./Express/

8 komente në “Helmohen 26 persona gjatë numërimit të votave, mediat kosovare: Shkak zarfet e ardhura nga Serbia”

  1. Doda says:

    Po edhe ju nuk jeni te zgjut fare , fusni nja 5 njerez me veshje kimike ti numerojn votat dhe tregojani filmimet ter botes , kur te mbaroj numerimi groposini me kamera , tregoiani kte gje kombeve te bashkuara , çfrytezoini kto raste mos u tregoni te trash , se e ter bota ktu perfitojn , aq me shum qe esht e vertet , nuk esht sajes nga ju , ose numerusit verini serb ne ato kuti te vrasin veten.

    1. Mire ja u kane bere, sepse jeni idioter says:

      Nese vazhdoni te merrni kuti dhe zarfa nga Serbia u helmofshi te gjithe. Akoma nuk kenun mesuar qe Serbia do tju helmoje te gjitheve. Hani edhe ushqimet e tyre! Ju befshin mire.

  2. Doda says:

    Po edhe ju nuk jeni te zgjut fare , vini nja 5 njerez me veshje kimike ti numerojn votat dhe tregojani filmimet ter botes , kur te mbaroj numerimi groposini me kamera , tregoiani kte gje kombeve te bashkuara , çfrytezoini kto raste mos u tregoni te trash , se e ter bota ktu perfitojn , aq me shum qe esht e vertet , nuk esht sajes nga ju , ose numerusit verini serb ne ato kuti te vrasin veten.

  3. Doda says:

    Po edhe ju nuk jeni te zgjut fare , vini nja 5 njerez me veshje kimike ti numerojn votat dhe tregojani filmimet ter botes , kur te mbaroj numerimi groposini me kamera , tregoiani kte gje kombeve te bashkuara , çfrytezoini kto raste mos u tregoni te trash , se e ter bota ktu perfitojn , aq me shum qe esht e vertet , nuk esht sajes nga ju , ose numerusit verini serb ne ato kuti , te vrasin veten.

  4. lazhinov says:

    Po mire morre mashtruesa patetike pse nuk na thoni se perse komisionaret serbe te komisionit qendrore nuk u “helmuan” ,por vetem shqiptaret ?!!!!!!! Apo anetaret serbe kishin “antidoden” kunder helmit !!!!!! Apo helmi vepton vetem tek “autoctonet” ?? !!!Skenare katunaresk per te manipuluar votat per llogari te Ana Trajkoviq ;

  5. lazhinov rrena says:

    Po mire morre mashtruesa patetike pse nuk na thoni se perse komisionaret serbe te komisionit qendrore nuk u “helmuan” ,por vetem shqiptaret ?!!!!!!! Apo anetaret serbe kishin “antidoden” kunder helmit !!!!!! Apo helmi vepton vetem tek “autoctonet” ?? !!!Skenare katunaresk per te manipuluar votat per llogari te Ana Trajkoviq ;

  6. El Topo says:

    Te presim njehere se flasim para kohe.

    Servet jane kafshe dhe bij kurvash ne kuptimin e pare dhe ate figurativ.

  7. lazhinov rrena e ke mrena says:

    Po mire morre mashtruesa patetike pse nuk na thoni se perse komisionaret serbe te komisionit qendrore nuk u “helmuan” ,por vetem shqiptaret ?!!!!!!! Apo anetaret serbe kishin “antidoden” kunder helmit !!!!!! Apo helmi vepton vetem tek “autoctonet” ?? !!!Skenare katunaresk per te manipuluar votat per llogari te Ana Trajkoviq ;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje