Shqipëria ka dominuar totalisht dhe ka arritur të shënojë 3 gola në pjesën e parë ndaj Moldavisë.
Fillimisht ishte Cikalleshi, që me një veprim të bukur Brenda zonës, na dha avantazhin.
Më pas Kejdi Bare përfitoi nga një gabim i portierit vendas për të dyfishuar rezultatin, ndërsa debutuesi Lorenc Trashi, më i miri në pjesën e parë, trefishoi rezultatin me një super gol.
Edhe Kosova ka fituar 2-0 në pjesën e parë ndaj Malit të Zi, në një ndeshje decisive për fatet e saj për t’u kualifikuar në Europian.
Golat për Kosovën janë shënuar nga Rahmani dhe Muriqi.