Klubi i Partizanit ka publikuar disa nga pamjet e reja të punimeve që po kryen tek kompleksi i ri.
Përmes fotove të publikuar në rrjetet sociale nga klubi kampion i Shqipërisë shihet se është gati tribuna ballore që i përket ultrasve dhe mbështetësve të kuq.
Kompleksi i ri i klubit të Partizanit do të jetë një ndër më modernët në Shqipëri, pasi do të ketë stadium me një kapacitet prej 4500 vendesh.
Brenda kompleksit do të ketë Hotel, Palestër, Pishinë dhe qender Spa që do të vihen në funksion të ekipit të parë dhe akademisë.
Pas shpalljes kampion në sezonin e fundit, ndërtimi i kompleksit të ri është një premtim i presidentit Gaz Demi, i cili është duke e bërë realitet këtë vepër të jashtëzakonshme për klubin e Partizanit. (TemA)
Jepi Mafia…
Makuteria per te vjedhjr sa me shume prishi nje prone ushtarake. Me firmen e Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi i’u dhurua Jamarber Malltezit ish klubi Partizani dhe po me firmen e ketij Gjenerali per ta zyrtarizuar ne leter ushtarakeve qe firmosen padrejtesine ju dhe grada Nenkolonel. Ne ish repartin ku po behet kompkeksi partizani eshte kryer nje investim kolosal. Kush e mban pergjegjesine per kete? Gjenerali na u be deputet per faljen e SHQUP dhe ish Brigades se Mbeshtetjes Rajonale. Plehra.