Boksieri amerikan Patrick Day është në sallën e reanimacionit, në gjendje kritike për jetën, pas humbjes me “KO” në duelin ndaj Charles Conwell, sfidë e zhvilluar të dielën në Çikago. 27-vjeçari pësoi një traumë që në ring dhe iu nënshtrua me urgjencë ndrëhyrjes kirurgjikale në tru menjëherë pas duelit.
“Patrick është ende në koma dhe në gjendje kritike për jetën”, tha Loi DiBella, promotori i këtij dueli, që nuk dha detaje të tjera. Ndërsa boksieri fitues, Conwell, përmes një postimi në faqen e tij në “Twitter” u ka kërkuar mbështetësve të tij që të luten për shërimin e rivalit humbës.
Day ishte koshient kur u largua nga ringu dhe më pas u transportua me ambulancë në spital. Pasi mbërriti aty ai merrte frymë përmes aparatit respirator. Conwell po e dominonte duelin, që u ndal në raundin e 10-të, ndërsa Day qëndroi në ring për disa minuta i shtrirë para se të transportohej në spital.
Keshtu e ke sporti borgjez,per fitore ose vdekje.Edhe pse vdes,ne fund te fundit ne ring vdiq,gje qe per kapitalizmin eshte ligje.