Trajneri i Moldavisë: Futbolli nuk është shah, do kërkojmë maksimumin ndaj Shqipërisë

13 Tetor 2019, 20:12Sport TEMA

Nëse Shqipëria shkon drejt ndeshjes së radhës në eliminatoret e Europianit e zhgënjyer, por me shumë optimizëm për paraqitjen ndaj Turqisë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Moldavinë pritëse.

Situata atje është katastrofike, me disa lojtarë që nuk i janë përgjigjur ftesës së përfaqësueses e cila u turpërua të premten duke u mundur 1-0 nga Andorra në fushën e kësaj të fundit,

Trajneri Semion Altman pranoi se ekipi nuk po kalonte një moment të mirë dhe se duhej reaguar, edhe pse kishte pasur pak kohë dhe kushtet e përshtatshme që të përgatitej për Shqipërinë.

“Padyshim që ka pasur mërzi të madhe nga të gjithë pas humbjes. Por duhet ta kuptoni që futbolli nuk është shah, ku mjeshtri i madh duke luajtur me amatorin fiton gjithmonë. Futbolli është interesant se edhe cilësi të tjera janë të rëndësishme.

Duke parë ndeshjen, duhet të fajësojmë veten, unë i pari. Dominuam në çdo aspekt përveç dëshirës dhe përkushtimit, aty Andorra u tregua më kërkuese dhe fitoi ndeshjen”, shpjegoi Altman duke justifikuar disi humbjen përballë skuadrës së vogël.

“Nesër luajmë ndaj një skuadre më serioze, e cila është më e fortë se Andorra. Të shohim si e kalojmë këtë test, por nuk e fsheh dot që jemi në moment të vështirë. Nuk ka kundërshtarë të lehtë.

Ai rezultat ishte i rëndë për mua dhe lojtarët, nuk është rastësi që jemi pa gjumë pjesa më e madhe deri në 5 të mëngjesit. Unë e kalova natën pa gjumë, të nesërmen e kisha të vështirë edhe të lëvizja.

Por duhet të bëhemi gati për duelin e radhës, Shqipëria ka lojtarë që luajnë në Gjermani apo Itali, vetëm 2 të grumbulluar nga kampionati i saj.

Do të bëjmë rotacion lojtarësh nga dëmtimet dhe pezullimet, jemi të detyruar. Por do të kërkojmë të bëjmë maksimumin në fushë”, shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp trajneri i Moldavisë për duelin kundër kuqezinjve.

1 komente në “Trajneri i Moldavisë: Futbolli nuk është shah, do kërkojmë maksimumin ndaj Shqipërisë”

  1. Rromes says:

    Certo tanto perde o vincere per te non cambia niente .noi siamo paese di merda .basta dividi soldi con Dukat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje