FOTOT: Edi Reja mbledh “shqiponjat” në stërvitje, kuqezinjtë gati për Moldavinë

13 Tetor 2019, 15:42Sport TEMA
FOTOT: Edi Reja mbledh “shqiponjat” në stërvitje,

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja duket se kanë hedhur pas shpine humbjen e pamerituar mbrëmjen e të premtes në Stamboll, teksa pasditen e djeshme udhëtuan drejt Moldavisë për ndeshjen e radhës eliminatore.

Gjatë paradites së sotme, trajneri italian i ka nxjerrë të gjithë në fushë për të kryer një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa në orën 19:30 do të kryhet edhe stërvitja e radhës, ku do të jepen detyrat finale për takimin.

Atmosfera në stërvitjen e kuqezinjve është dukur e qetë dhe mjaft optimiste, me futbollistët që duket se janë karikuar maksimalisht që të rikthehen menjëherë te fitorja, një sukses që në Stamboll ua mohoi vetëm fati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje