Të gjithë e kishin të qartë para përballjes me Turqinë. Nëse fitorja kërkohej realisht dhe dëshironim të dilnim me tre pikë nga kjo përballje, duhej të ishim në perfeksion. Ashtu edhe ndodhi me skemën e përgatitur nga trajneri Reja.
Mbrojtja ishte e kalibrit të lartë, me Ismajlin-Dërmakun-Gjimshitin që asfiksuan sulmuesit kundërshtar. Disa tentativa nga jashtë zone, por që nuk e vendosën aspak në vështirësi Strakoshën. Të vetmet momente të rrezikshme ishin ato me goditjet standarte, por edhe aty masat ishin marrë shumë mirë.
Por nëse duam të diskutojmë për analinë taktike, qendrojmë pak te ndryshimi i fazave. Shqipëria nuk kishte sulmuar asnjëherë më parë si me Turqinë. Në momentet kur kuqezinjtë tanë kishin topin dhe kërkonin të gjuanin në portën kundërshtare, shkonim me 6-7 lojtarë drejt portës së Turqisë. Praktikisht, vetëm treshja e qendërmbrojtjes mbetej statike në gjysmëfushë.
Me ndjenjën e frikës dhe tërheqjes mbrapa, kjo mënyrë e të luajturit nuk ka ardhur as në kohën më të artë, të De Biazit. Tipike kjo një skemë e Atletiko Madridit, me lojtarët që sapo humbin topin siç ndodhte edhe me Shqipërinë dje, të gjithë lojtarët në sulm kthehen me një sprint për t’u admiruar në mbrojtje.
Pra një trup i vetëm. Siç mund të shihet edhe në foton më poshtë pasi Kombëtarja ka gabuar në një pasim në aksionin tonë sulmues dhe të gjithë lojtarët rifitojnë pozicionet e tyre duke vrapuar pafundësisht. Një skemë perfekte kjo që shpjegon edhe ato rastet pafund të shpërdoruara nga ana e Rei Manajt që kishte për detyrë të dërgonte topin në rrjetë, por dështoi në këtë mission edhe me portën e boshatisur.
Nga ana tjetër Veseli hyri si një mbrojtës tipik në krahë dhe pritej të kishte më pak detyra sulmuese. Ndoshta kjo shërbeu edhe në disa raste që shokët e skuadrës të mos i besonin kur dilte në sulm. Por e vërteta është se në të paktën dy raste Veseli e sulmonte bukur zonën dhe kishte një hapësirë të konsiderueshme për t’i bërë keq kundërshtarit.
Cikalleshi dhe Manaj i kishin ndarë punët disi më ndryshe nga ajo ndeshje me Islandën. Cikalleshi do të bënte presion dhe do të merrte “zvarrë” lojtarët e Turqisë, për të fituar faulla dhe për t’u tërhequr përpara falë fizikut të tij, ndërsa Manaj duhej të ishte lojtari deçiviz.
Për të vazhduar me analizën e skemës, ndërrimi i Roshit rezultoi në perfeksion dhe si qershia mbi tortë për Rejën. Të mësuar me një krahë të qetë te Lenjani, lojtarët e Turqisë nuk mundën qoftë edhe për njehërë të vetme që të ndalnin Odise Roshi me inkursionet e tij. Në duelin mes trajnerëve Reja e fitoi dukshëm përballë Gunesh, por me dhurata në fushë si nga Manaj dhe Strakosha, nuk mundej të bëhej më shumë. (Sport Ekspres)
Mbrojtja ishte e kalibrit te larte? Cfare ndeshje ka pare ky analisti? Gafa amatore te mbrojtesve qe nuk lidhnin dy pasa te sakte. As Turqia dhe as Shqiperia nuk meritojne te shkojne ne Evropian.Nivel ekipesh lagjesh.
Absolutisht , Reja nje Trajner i shkelqyer
Ky e hutoi komplet ekipin turk , qe turqit aty brenda e mbytem Francen
Ndersa Reja me taktiken e lojes se tij i bllokoi dhe i c’orjentou turqit ,
por ne nuk kishim sulmues goli
Po te ishte Sadiku do i kishim futur nja 3 gola Turqise
Kjo taktike qe perdori Reja , dukej si Hollanda e viteve 70-te
Bravo Reja !
Trajberi me i mire qe ka drejtuar Kombetaren tone , se ky nuk llste aspak ne mbroktje ,
dhe praoe bente nje mbrojtje te shkelqyer
Trajneret e rinj shqiptare duhet te mesojne mga taktika qe perdor Reja
Me kete trajner ne rrafim edhe Gjermanin e Francen
O Rajmond vlonjati , po e ke mbaruar filloren o babush ?? Shume gabime ke bere ? Si bicim gabeli me dukesh .Pastaj per sa i perket sportit , po te kishim ate e po te kishim kete …… do ti kishim futur 3 Turqise , me kete trajner do rahim Gjermanine e do rahim Francen avash ore avash , te paska mare bytha zjerr .
Do jesh nje koker debili ti qe ske shokun , ik e meso te shkruash shqip dhe lere menjeane Gjermanine dhe Francen ore lango.
Po Sadiku nga eshte ?? Nga Kumja ? Apo nga Colja ?? E njef nena e tij Sadikun ?? A thuaj ……….
Ne humbem nga Turqia dhe shife se c’shkruan Raimond vlonjati , po te kishim barazuar ?? Apo fituar ? Kush e di se cdo shkruante Raimond kanacja ???
E kuptoni edhe kur humbin mburrenimi ,po sikur te ftonim do te shpalleshim kapion.
Loja vlerësohet për gjatë 90 minutave dhe jo nga një episod fatkeq. Gjithsesi futbolli i ka të gjitha. Gafa kanë bërë edhe lojtarë të kalibrit botëror dhe jo më lojtarët tanë modestë. Djemtë të mos dekurajohen dhe të vazhdojnë kështu, se dhe rezultatet do të vijnë, ashtu si qe në dhe rastin me Islandën.
undefined
Vetem injorantet nuk e pranojne se ndeshja me Turqine ishte me e pergatitura se asnjehere nga traineri Reja dhe te gjithe futbollistet!
Shqiperia u paraqit qe ne minutat e para sikur ishte superiore ndaj Turqise,gje qe vertetoi se psikologjikisht ,taktikisht dhe fizikisht futbollistet ishin ne kulmin e tyre!
Ne se mendjemadhi skandaloz Manaj,nuk do te kishte shperdoruar per turpin e tij 3-4 raste te pastra edhe per nje femije,ne me siguri do fitonim 3-1!
Bravo !
Dukej sikur po loznim ne Shqiperi me nje ekip mesatar
Per mendimin tim Manaj dhe ne fund Strakosha ishin shume te dshimte !
Strakosha l lozi ne memyre te shkelqyer , beri ate dalje te gabuar se e mendoi qe ishte dicka e lehte
Por ajo shte aksident , se Strakosha lozi ne menyre perfekte
Edhe Manaj lozi shkelqyer , por duhet tu pasoje shokeve , se u tregua egoist ne nja dy easte
Por qe do permiresohet se eshre shum i ri
Kemi ekip te kompletuar dhe te shkelqyer
Te gjithe cunat lozen ne memyre perfekte , dhe Reja esht nje trajner super inteligjent
Ndeshja ishte e veshtire, ku na duhej fitorja. Gjithashtu ne fushe te huaj ku turqit vetem provokonin.
Megjithate trajneri Edi Reja ka ndryshuar teresisht kombetaren, qe do te thote se lojtaret kane vuajtur per nje trajner me vullnet te mire.
Te pafalshme dhe me shume pikepyetje rastet e Manajt dhe veprimi i Strakoshes
Edi Reja le jashte sadikun qe mund te mos jete ne forme por nuk e fal golin sic jane keta lepujt e lushnjes qe bejne shurren me breke nga frika kur dalin vetem para portes
ndeshja me e mire qe kombetarja jone ka zhvilluar ndonjehere
Shkurt, ndeshje e luajtur shume mire nga ana jone dhe pavaresisht rasteve te humbura, ajo duhet perfundonte ne barazim 0-0, por nje dalje krejtesisht e panevojshme e Strakoshes, beri te humbisnim.
Respekt per trajnerin Rea. Influenca e trajnerit ne zhvillimin e lojes ishte e shkelqyer. Shqiperia ka per te perparuar shume nen drejtimin e ketij mjeshtri te manaxhimit lojes se fotbollit. Respekte Mister.
Kot merreni me keto tema.
Shqiperia eshte nje vend amator ne futboll.
Edhe ne 2016 qe shkuam ne evropian , e dine te gjithe se si shkuam.
Ka vetem nje rast ku mund te shkojme ne europian perseri : Te biem ne ligen D te Liges se Kombeve dhe te fitojme ate lige me ekipe si Andorra apo Luksemburugu , keshtu hyjme ne Evropian nga “dera e pasme”.
Nuk e kuptoj pse Roshi rri mbrapa. Është i shpejtë si Ronaldo dhe i rrezikshëm në sulm.
Nuk rri shqiptari i ndyre pa e hedh helmin tek fjalia e fundit.
Loje fantastike,mos me mendu qe ishte Shqiperia,dhe qe luante ne fushe te huaj.Bravo tranjeri,bravo ekipi.Keshu vijne rezultatet pozitive.