Manaj shpërdoron pa fund, Strakosha “dhuron”, Shqipëria humb “finalen” turke

11 Tetor 2019, 22:51Sport TEMA

Shqipëria e Edi Rejës luan më kokën lart në Turqi dhe i afrohet disa herë golit që mund t’i jepte 3 pikët, por në fund del e humbur nga kjo “finale”, pasi vendasit shfrytëzuan maksimalisht një gabim të portierit Strakosha në minutën e fundit dhe shënuan golin e vetëm të ndeshjes.

Sfida nisi menjëherë “e nxehtë” dhe pas vetëm 3 minutash, arbitri akordoi një faull inekzistent në favor të Cenk Tosun, me sulmuesin turk që ra në tokë pa pasur kontakt me Dermakun, ndërsa mbrojtësi kuqezi mori karton të verdhë.

Deri në minutën e 15’ tensioni ishte i lartë dhe arbitri rumun Ovidiu Hategan humbi kontrollin, duke ndëshkuar edhe Memushajn e Baren, por edhe Demiral te Turqia, duke kushtëzuar në një farë mënyrë ecurinë e lojës.

Shkëndijën e parë të rrezikshme kuqezinjtë e dhanë pas një goditjeje dënimi nga krahu, ku Manaj devijoi topin me kokë, por sfera u ndal në duart e portierit turk, ndërsa në minutat shtesë, ku i fundit grushtoi një gjuajtje të rrezikshme të Manajt, pas një faulli të fituar nga vetë lushnjari mbi vijën e 16 metrave.

Me barazimin pa gola përfundoi edhe 45-minutëshi i parë, ndërsa pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ku vendasit tentuan të bëjnë lojën, por hasën në një rreshtim në kufijtë e perfektes nga ana e kuqezinjve.

Rastin e parë të rrezikshëm Turqia e krijoi me anë të Tayfun, që gjuajti nga vija e 16 metrave, por topi u grushtua bukur nga Strakosha, ndërsa pak minuta më vonë Demiral u harrua në zonë, por goditja e tij ishte e dobët dhe topi shkoi në duart e gardianit kuqezi.

Nga an tjetër të besuarit e Rejës kërcënuan dy herë me Cikalleshin, por pa rrezik, ndërsa rastet më të mira për të shënuar i pati sërish lushnjari Rey Manaj, por këtë herë gaboi në mënyrë të pabesueshme, duke falur turqit në të paktën 4 momente “të arta”.

Fillimisht ishte Roshi që shpërtheu në krah dhe shërbeu saktë për Manajn, që me portën e boshatisur dhe vetëm dy metra larg vijës fatale, doli huq dhe nuk arriti të shtyjë topin në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë, lushnjari u nis i vetëm me portierin, por gaboi në avancim dhe mbrojtësi turk ia doli ta arrijë dhe t’i marrë topin.

Në 5 minutat e fundit, sulmuesi me numrin 10 i kuqezinjve krijoi edhe dy mundësi të mira shënimi, por u tregua egoist, duke injoruar shokët e skuadrës dhe duke tentuar lavdinë personale, por gjuajtjet ishin të dobëta dhe topi nuk përfundoi në rrjetë.

Pikërisht në këtë moment “u aktivizua” ligji i pashkruar i futbollit, që nëse nuk shënon, do pësosh dhe kështu ndodhi me kuqezinjtë, që panë topin të ndalej në rrjetë nga një aksion aspak i rrezikshëm, ku portieri Strakosha gaboi në dalje dhe u përplas me Ismajlin, duke lënë Cenk Tosun me portën e boshatisur, ndërsa ky i fundit nuk gaboi dhe gjeti golin e fitores.

Vërshëllima finale e rumunit Hageland la në fuqi fitoren minimale 1-0 të turqve, që marshojnë drejt Europianit 2020, ndërsa Shqipëria duhet të mendojë për vendin e tretë dhe edicionin e ardhshëm eliminator.

9 komente në “Manaj shpërdoron pa fund, Strakosha “dhuron”, Shqipëria humb “finalen” turke”

  1. Met says:

    Turp të keni, maskarenj! Ndeshja vinte erë shitje gjithë pjesën e dytë. Ne si popull nuk e meritojm këte, nga ju prisnim pak gëzim mbas gjithë këtyre pislliqeve që durojm përdit këtu, por mesa duket edhe ju për të bër ndonjë plaçkë si politikanet keni dal në fushe!

  2. lymi says:

    Dolem te dhier por krenar…..

  3. Sebastia says:

    Nese do me shkatrru sistemin nervor shiko kombtaren e shqipris.
    Jan te gjithe SKANDALOZ hic ktu Roshin , te vetmin qe krijon superioritet numerik e fiton duele ne 1 vs 1 .

    Ju sjeni as per kampionat t katunit e le me per europian .

  4. Sebastia says:

    Nese do me shkatrru sistemin nervor shiko kombtaren e shqipris.
    Jan te gjithe SKANDALOZE ,hic ktu Roshin , i vetmi qe krijon superioritet numerik e fiton duele ne 1 vs 1 .

    Ju sjeni as per kampionat t katunit e le me per europian .

  5. Jep says:

    Mbrotje e mesfush a sot. Ishin top. Si perher I papjekuri strakosha Ben gafa.
    Sa per sulmin, harrojeni se kta sbejn dot Gola.
    Balaj e. Roshi ndryshuan shume sulmin po ishte vone.
    Nejse jo keq, mekat qe smorrem piken qe na takonte

  6. Detari says:

    ja dhuroj fitoren turqise, keta jane turq ne zemer

  7. betixho says:

    Ja u kam thënë,por ju nuk keni bonsens,nuk hiqet nga sulmi Sadiku.Ai ka tre cilësi që nuk i ka asnjë:1-ka nuhatjen e portes 2-gjuan fuqishëm nga vëndi bile edhe në kthesë e sipër.3-ka goditje të fuqishme.
    Duke u nisur nga loja shumë dinamike si asnjë herë më parë e djeshme e kombëtares kundër Turqisëe ,pra lojë që krijonte prani të shumë lojtarëve tanë te zona e rreptësisë turke,Sadiku me cilësitë që zotëron,do ta kishte shpartalluar portën kundërshtare.Më vjen keq që ju të federatës nuk e kuptoni këtë gjë.Sadiku nuk ka bërë gola ose nuk ka bërë më shumë vetëm prej mungesës së furnizimit me topa tek zona e rreptësisë.Por dje skuadra luajti ndryshe,krejtësisht ndryshe dhe a e dini ç’farë i mungoi skuadrës dje kundër Turqisë? Ju nuk do ta besoni ç’farë do ju them!SADIKU.Skuadrës i mungoi SADIKU.kujtojeni theksimin tim.Unë atë se njoh fare,jam i moshuar dhe në jugun e Shqipërisë por jam i qartë për këtë që po them.Mos marrja e Sadikut në skuadër është non sens.

  8. Kiri says:

    Me keto lloj budallalleqesh qe ben strakosha mos ti shkoj mendja me shku ne angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje