Armand Duka: Sot ditë e madhe, kemi shumë besim!

11 Tetor 2019, 20:54Sport TEMA

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, para ndeshjes me Turqinë ka folur në një lidhje direkte në Supersport. “Çdo ndeshje e ekipit kombëtar është e rëndësishme. Ekziston një shpresë nëse marrim rezultat pozitiv, mund të luftojmë për një kualifikim shumë pak të mundshëm. Në këtë atmosferë kaq të zjarrtë është e vështirë”, tha fillimisht Duka.

“Kemi krijuar mundësinë të shënonim në ndeshjen e parë. Mbase do bënim ndryshe me Rejën. Jemi në këto kushte, duam të vazhdojmë rrugën tonë. Ata duan të vendosin kualifikimin. Besoj se do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

“E kemi detyrim të tregohemi miqësor me të gjithë. Pavarësisht keqkuptimeve, Federata turke ka zbatuar ligjet e shtetit për hyrjen në stadium, sendet dhe parullat”.

“Stadium i ri? Në nëntor stadiumi do inaugurohet me dy ndeshjet e fundit. Me Francën do jetë inaugurimi final. Është e vështirë të zgjedhës në futboll. Po nuk shkoi mirë, as nuk shënon dhe as nuk mbrohesh dot”.

“Kualifikimi në Europian në vitin 2016? Patjetër është ditë e rëndësishme. Uroj të jetë ditë me fat. Ekipi ka shumë besim, edhe unë. Fusha do të tregojë gjithçka. Reja më tha se nuk është e nevojshme ta them me zë që do të fitojë me Turqinë dhe të marrë rezultate pozitive”.

2 komente në “Armand Duka: Sot ditë e madhe, kemi shumë besim!”

  1. Genti35 says:

    Ik mor qelbesire. Prej teje iku DeBiazi. Ai ishte i vetmi trainer qe na beri ne te besonim se nje dite do merrnim pjese ne boteror, ishte i vetmi qe beri shqiptaret te kishin besim e te shikonin ndeshjet kur luante Shqiperia.
    Ai kerkoi rritje rroge (dhe e meritonte), kurse surrati yt i ndyre nuk pranoi se doje te vidhje akoma.
    Ilace ty e familjes tende ne breza iu befshin ato leket qe je vjedhur.

    Funderine

  2. Zotin DUKA e respektoj për deklaratat e menduara të thekura dhe pa ekuivok që jep.
    Më duhet ta falënderoj trajnerin Reja për ngritjen e Kombëtares nga bataku Panuç në konkurimin si lider ndaj turqve dje.
    Lojtarët tanë bënë lojë të luftuar mjaft bukur deri në fund por s’e mbajtën dot rezultatin e barazimit apo nuk shënuan dot në jo pak raste shënimi.
    Më duhet të nxjerr në pah se edhe nga deklarata që jep sulmuesi Manaj lojtarët e Kombëtares kanë një fini shumë që duhet ta kapërcejnë patjetër.
    Për këtë duhet të punojë fort si DUKA aq më tepër Reja.
    Dihet se fitorja nis në mendje dhe materializohet në fushë praktikisht dhe realisht.
    Të shprehesh siç kundër thotë Malaj për rastin e mësipëtm se e kisha gol të sigurt do të thotë se i ke vënë vetes finishin.
    Gol i sigurritur është kur nxjerr topin nga rrjeta e kundërshtarit.
    Pikërisht kjo shprehje përbën atë finishin,atë vijën ndarëse ndërmjet luftëtarit që përpiqet për të bërë gol me liderin e fushës që realizon.
    Kjo vijë ky finish duhet kapëzyer nga lojtarët tanë që të bëhen lider ndaj çdo kundërshtari.
    Dhe kjo tejkalohet me ndihmën e trajnerit.
    Atëherë dhe vetë atëherrë ne do kemi një kombëtare solide duke mos ja lënë çdo gjë rashtëpisë por do kemi në vazhdimësi një skuadër që lufton fort ndaj çdo kundërshtari dhe të.mos na ndodhë që të lodhemi e të shtrëngojmë bythën vetëm kur na vjen
    “veza”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje