Rrëfimi i pazakontë, Klose: Abuzoja pafund, 13 vjeç rrezikova infarktin!

11 Tetor 2019, 20:03Sport TEMA

Timm Klose është prej 3 vitesh pjesë e Norwich. Mbrojtësi zviceran, i cili numëron 17 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e tij, ka rrëfyer diçka nga e kaluara për sajtin zyrtar të klubit anglez.

Shoqëria e keqe i mësoi shumë shpejt veset dhe ai kalonte shumë kohë mes duhanit dhe alkoolit. Në një moment vuajti shumë dhe u tremb. Jeta e tij po vihej në rrezik dhe për fat njohu një vajzë, e cila u kthye në shoqen e jetës.

Pavarësisht abuzimeve të mëdha, mbrojtësi 1.95 m i gjatë u rifut në shinat e duhura dhe sot ndihet krenar që ia ka dalë të realizojë ëndrrën e tij të madhe.

Në moshën 13-vjeçare e kisha të paqartë se çfarë do të bëja me jetën time. Vija nga një familja e shëndetshme, por u përballa me disa probleme. 

Shumë miq më të mëdhenj se unë pinin alkool dhe duhan. Pavarësisht se ishte një ide e keqe, vendosa të ndjek shembullin e tyre.

Ëndërroja të bëhesha një futbollist profesionist. Isha pjesë e moshave të Baselit, por kaloja kohën më të madhe mes alkoolit dhe cigareve. Jetoja në një realitet paralel dhe, realisht, nuk e kuptoja se çfarë po më ndodhte.

Një natë, pothuajse përjetova një infarkt. Isha i shtrirë në stolin e një parku afër një liqeni. Nuk e mbaj mend se ku ndodhesha saktësisht. 

U zgjova të nesërmen i vetëm dhe përjetova një tronditje të madhe. Më vonë, në moshën 16-vjeçare, u njoha me gruan time dhe u transferuam në Nurnberg. Aty gjeta mbështetje te një psikolog. Më ndodh edhe sot që ta takoj atë”, përfundon Timm Klose.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje