Manaj: Isha i sigurt që do të shënoja te ai rast, nuk duhet të fajësojmë askënd por skuadrën

11 Tetor 2019, 23:10Sport TEMA

Rei Manaj u shpreh pas ndeshjes se topi i dhënë nga Roshi, ishte një gol i sigurt për të, por në fund ishte një devijim i mbrojtësit ai që e ka bërë të gabojë vetëm pak centimetra larg portës.

“Rasti? Besoj se atë top e kisha aq të lehtë sa e mendova për gol, por mbrojtësi ma ngriti pak topin dhe nuk e kapa dot. Jemi të mërzitur por duhet të mendojmë për të hënën. Kur ke raste dhe nuk i bën, në fund mund edhe të pësosh e të humbësh.

Janë 25 lojtarë, 11 luajnë dhe 3 hyjnë. Askush nuk ka faj si te goli. Të gjithë kemi faj si ekip, por jam i kënaqur me skuadrën. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe ishim të motivuar, por s’kemi çfarë bëjmë”, tha Manaj.

5 komente në “Manaj: Isha i sigurt që do të shënoja te ai rast, nuk duhet të fajësojmë askënd por skuadrën”

  1. Sebastia says:

    Se mos humbe vec at rast ,ti humbe edhe nja 3 raste tjera . Gjithesesi do ishte gjynah per Turqine mos te shkonte ne Europian e larg Zotit te shkonit ju kembe thatit e pashpirt.

  2. Raimond vlonjati says:

    Po si e marrin kete ne Kombetare , ky eshte lojtar koti

    Ky nuk di te bej gol , edhe bosh te jete porta

  3. sportedashesi says:

    Nje ndeshje e shkelqyer e ekipit kombetar!Pergezime trainerit per taktiken dhe rreshtimin e ekipit ku rastet per shenim nuk munguan!Kjo ndeshje na perkiste neve mirpo fale mosaftesise se sulmuesit te qendres Malaj qe edhe pse me porte bosh me kollaj e ka ta nxjerre topin jashte se sa ta fusi brenda apo edhe kur ndodhet perballe portierit ne vend qe topi te dergohet ne dy anen e portes ai adresohet ne trupin e portierit jo per tu kthyer ne gol por per te siguriar qe eshte brenda kuadratit!Qe te shenosh duhet te keshe dhunti e ketij djaloshi kjo i mungon,ku me keqardhje them se mund ta rreshtosh ne çdo vend tjeter por si finalizus nuk ben sepse se njeh porten fare!Ekiet e medha luajne per nje rast e koefiçenti i shenimit eshte nje me nje!Ndersa te shikosh nje ndeshje qe te jepen pese raste te pastra per shenim e ekipi nuk shenon padyshim qe do marresh humbjen e ndeshjes si rasti i djeshem!Kjo ndoshta jo per faj te Males sepse ai aq di aq luan por per zgjedhjen e drejtuesit te ekipit tone qe nuk e ka pikasur kete difekt e shpresoj ta riparoje sa me shpejt pasi ndeshjet jane radhazi!Ne takimet e radhes nuk eshte e thene te fitojme por te paraqitemi me nje ekip qe le mbresa si ky i djeshmi ku nuk e merrituan gjithe ate djerse ta derdhnin kot!Edhe nje konstatim per portierin Strakosha qe ndersa te gjithe ekipet sot portierin e kane lojtarin qe luan topin i pari me dy krahet ai vetem godiste topin ne qender te fushes e asgje me teper!Dobesi e mbartur nga ekipi i Lacios ku ka gjetur rehatine me mire duke e larguar topin nga zona se sa duke e luajtur ate me anet duke bere te mundur terheqjen e sulmuesve kundershtare per tu gjetur hapesira mesfushoreve tane duke luajtur topin!Pashe edhe ndeshjen e ekipit Kosovar dhe te them te drejten kjo ndeshje ishte nata me diten me nje ekip qe luante si ne vitet 50 ku merrej topi nga lojtaret e kerkohej me çdo kusht ose te triblohej kundeshtari ose rrinin deri sa lojtaret kundeshtare te organizoheshin duke fituar nje ndeshje te veshtire!Gjiblartari nuk e kaloi asnjehere fushen e saj e jo me te rezikonte porten e Kosoves,kjo jo per merite te ekipit Kosovar por per dobesi te tyre ku as nje ekip i kategorise se trete nuk paraqitet siç na u paraqit Gjiblartari!Edhe nje here pergezime ekipit dhe drejtuesit te ekipit tone kombetar duke na kenaqur e dhene shprese se mund te luajme nje futboll moderne e te barabarte me ç’do kundeshtar!Urime pavaresisht rezultatit befasues e te pa merituar.

  4. Raimond vlonjati says:

    Ti loze shu mire ,
    por kur e shikon qe shoku jot esht ne pozicion me te mire , pasoje topin tek shoku , mos u trego egoist
    Se egoizmi juaj ne momentet te caktuara na humbet ndeshjen

    Ndaj pasoju shokeve dhe cdo gje do shkoje shkelqyer

    Ate faullin e gjuajte shum mire , po nuk donte fati te vente gol

    Urime gjithe ekipit , dhe sidomos trajnerit Reja , se lozet shume bukur

  5. Ilir says:

    Mendoj se Manaj dhe Strakosha nuk duhet te luajne ne ndeshjen e rradhes. Ndeshkimi per rastet e humbura te Manes apo per gabime si ajo e Strakoshes, duhet te zbatohen, qe te jete pjese e perparimit te ekipit kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje