Ashtu si futbollistët, edhe trajneri i Shqipërisë Edi Reja e kishte të vështirtë të pranonte humbjen ndaj Turqisë, ndërsa në intervistën e dhënë për Supersport, tha se nuk kishte asnjë vërejtje për mënyrën se si luajtën futbollistët e tij.
Sa e vështirë është të pranosh një humbje si kjo?
Nuk jam i zhgënjyer për lojën që bëmë, pasi luajtëm në mënyrë perfekte, por patëm disa mundësi shënimi dhe nuk i shfrytëzuam, duke lënë ndeshjen të hapur. Është një mëkat që humbëm në minutën e 90’, pasi jam i bindur që nuk e merituam këtë rezultat. Humbëm një rast shumë të mirë, pasi me 3 pikë do të mund të tentonim Europianin. Të gjithë djemtë, ashtu si edhe populli shqiptar janë të mërzitur, por duhet të shohim përpara.
Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë ju mërziti ndaj Turqisë?
Nuk mund të them asgjë negative për këtë ndeshje, pasi kishim grintën e duhur, ndonëse gabuam disa pasime si shumë, por duhet të kemi parasysh që Turqia bëri presing shumë të fortë. Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe më determinantë para portës, pasi edhe sot u pa që kemi mangësi.
Çfarë u thatë lojtarëve dhe veçanërisht Manajt, pas ndeshjes?
Isha i mërzitur në fund të ndeshjes, më shumë me fatin sesa me lojtarë të caktuar,. Asnjëri prej lojtarëve nuk më zhgënjeu dhe nuk luajti nën pritshmëritë e mia. Megjithatë kjo ndeshje konfirmoi rritjen e skuadrës tonë dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund t’ia komplikojmë punën çdo lloj ekipi.
Po ky nuk e kupton qe Manaj eshte lojtar i obet fare ,
lojtar koti ?
Avete fatto, come al solido, una partita di merda.
Ed alla fine, avete raccolto chio che avete meritato.
Ne bëmë ndeshjen, turqit bënë golat
More njerez,mbetem duke u gezuar humbjeve,kur do te vije ajo kohe qe te qajme per fitoret.Si gjithnje mbetem:humbes por krenar.
Reja , , trajner i shkelqyer
Kombetarja jone me taktiken e lojes qe ju dha Reja dukej si Hollanda e Krojfit
Ishte nje taktike loje perfekte qe i hutoi turqit totalisht, Turqit nuk dinin si te reagonin se Shqiperia po loste ne sulm drontal dhe mbrojtje frontale
Bravo bravo Mister Reja !
Gjynaf qe humbem . Po te loste Sadiku ne sulm do benim nja 3 gola
Po nuk jemi brazili qe te bejme spektakel,thjesht ishte ndeshja me e mire qe ka bere kombetarja ne keto vitet e fundit.Besoj se vitin tjeter do kemi nje ekip stabel dhe me rezultate te mira .Mos te merremi me emra te pervetshem ,jemi ne rruge te mbare.