Ndoshta pjesës më të madhe të tifozëve kuqezi u errësuan sytë dje pas golit aksidental të Turqisë që na mohoi shpresën për kualifikim, dhe nuk i vuri vëmendje mënyrës së festuarit të zotëve të shtëpisë.
Por opinioni publik ndërkombëtar dhe si pasojë dhe UEFA, kanë “antenat” e ngritura dhe të drejtuara nga Stambolli dhe Ankaraja, sidomos në ditë aq delikate, që përkojnë me fushatën e ushtrisë turke në veriun e Sirisë.
Kështu që nuk habit që gjesti i lojtarëve turq, një përshëndetje tipike ushtarake e drejtuar qartësisht ushtrisë së tyre, po sheh një valë protestash në Europë.
Për këtë sot ka ndërhyrë vetë UEFA që me anë të shefit të zyrës së shtypit ka komentuar sekondat pas golit të Tosun. “Nuk e kam parë personalisht gjestin, por duket sikur është provokues. Rregullorja nuk pranon referime politike dhe religjioze, garantoj se çështja do te shqyrtohet, më leni të kontrolloj”, deklaroi Philip Townsend.
Referimi i gjestit duket në fakt i qartë, duke marrë parasysh edhe faktin që pak ditë më parë mbrojtësi i Juventusit Demiral dhe sulmuesi i Romes Under postuan në rrjetet sociale të njëjtin gjest si dhe parulla mbështetëse për ushtrinë e tyre.
Turqit duhet te denohen!
Këta janë Turqit nuk respektojnë asgjë!!!
Është fyerje kundër ekipit mik që luan në fushën e tyre. Por po ta shohim nga një aspekt tjetër, me mire qe ndodhi kështu se mbase do të ndryshojnë mendje disa që kanë dashuri të madhe për ata. Me kujtohet një ndeshje futbolli ndërmjet Shpresave të Turqisë me Greqinë, u godit keq një mbrojtës i ekipit Grek në afërsi të kornerit dhe qëndronte i shtrirë në fushë duke pritur që ti jepen ndihmat nga mjeku i skuadrës, dhe kanë vajtur dy futbollistë Turq e kapen njeri nga këmbët dhe tjetri nga duart dhe e kanë hedhur jashtë fushe si të ishte thes dhe jo njeri. Injoranca në kulm.
Turqia do skualifilohet nga UEFA dhe Shqiperia do ta zevendesoje.
undefined
me ate nderim si me qene kombetarja e ISIS it , duhet te perjashtohen nga aktiviteti – kampionati europian.Ta provojne prape ne eliminatoret e kampionatit bot 2022.
Mos e beri per te fituar kohe mbrojtesi Grek,kot pyes se Greket njihen si popull i ndershem.
Ata që banojnë në Thraki nuk janë Turq janë Pomake, dhe gjuha që flasin ata ngjanë me Bullgarishten, nga pamja antropologjike janë bjonde dhe jo esmere janë mysliman dhe kam disa shokë nga ata në Xanthi. Çfarë heqin ata kur shkojnë në Turqi ata e dine, gjobat nuk kanë të mbaruar nga Policia Rugore sa shohin targa Greke. Si ndodhte dikur edhe në Shqipëri me ata që kishin targa GJ, SR, DL dhe VL deri diku. Kur u kam thënë se këto ndodhnin dhe në Shqipëri para disa vitesh janë habitur se në Greqi ata shkojnë në gjithë vendin dhe nuk ndodh ky fenomen dhe me kryesorja nuk i ofendon njeri. Sa për atë mbrojtësin është arbitri dhe skuadra mjekësore ajo që vendos se si do të transportohet. Dhe jo kafshët e pyllit