Baneri që flet shumë, tifozët kuqezinj ironizojnë “dervishët” e FSHF-së

15 Tetor 2019, 09:28Sport TEMA

“Futbolli nuk është për hallexhinjtë!” Kjo fjali e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishi, i trazoi pa masë shpirtërat e tifozëve shqiptarë të futbollit, sidomos ata të kombëtares.

Në rrjetet sociale, por jo vetëm, pati reagime të forta, madje iu kërkua presidentit Armand Duka dhe instituicionit që ai drejton të distancohej nga kësi “çmendurish”.

Gjithçka ka në bazë çmimet e kripura që aplikon FSHF-ja për tifozët, kur luan kombëtarja kuqezi.

Krejt ndryshe ndodh jashtë, e provuam edhe në Stamboll, në një stadium tejet komod, ku bileta më e shtrenjtë shkonte 20 euro, ndërsa në “Elbasan Arena” ky “tavan” kap edhe shifrën e 80 apo 90 eurove.

Në fakt, pavarësisht çmimeve të kripura, janë tifozët kuqezinj, ata që nuk i ndahen kombëtares, kudo që luan, duke e mbështetur fort. Kështu ndodhi edhe mbrëmë, ndaj Moldavisë, në fushën e kësaj të fundit.

Tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi” kanë shpalosur një baner, me të cilin thumbojnë publikisht FSHF-në dhe Arben Dervishin. “Hallexhinjtë”, – shkruhej në të, si për t’iu thënë “dervishëve” të federatës se ata nuk i ndahen kombëtares, edhe në ndeshje të një rëndësie të dorës së dytë, si ndaj Moldavisë, ndërsa ata “parellinjtë” duken nëpër tribuna VIP vetëm kur ka ndeshje speciale.(Telesport)

1 komente në “Baneri që flet shumë, tifozët kuqezinj ironizojnë “dervishët” e FSHF-së”

  1. nacionalisti says:

    Ka te drejte Ngjela kur thote erdhe ne ne tirane po corape tani nuk dine sa prona kane

    nje nga keta tipat eshte dhe ky FSHATARI ARBEN DERVISHAJ

    moterqire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje