Nga Fatjon Baze
Sikur ai devijim i topit i sulmuesit Rei Manaj të ishte efikas për të përfunduar në fund të rrjetës, Shqipëria sot do ishte më pranë se kurrë kualifikimit për në fazën e grupeve të “Euro 2020”.
Kjo ëndërr për një kualifikim në Europian që u rikthye fal ndërrimit të trajnerëve (që ishte shumë i vonuar) dhe shëndërrimit të shkëlqyer që Edi Reja i ka bërë kuqezinjve, u ndërpre fatkeqsisht nga ai rast i Rei Manajt, i cili në sfidën ndaj Turqisë ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.
Një lojtarë që e shihje në çdo cep të fushës, në mbrojtje, në çdo cep të mesfushës dhe të fazës sulmuese ku arrinte që të fitonte çdo duel me mbrojtësit kundërshtarë duke fituar faulla dhe duke i dhënë frymarrje ekipit.
Fati ishte në anën e tij të keqe në atë sfidë, por pavarsisht kësaj, ne kemi fituar një lojtarë të madh në fazën ofensive që në të ardhmen jam i sigurtë që do të na i shpërblejë duke na sjellë mjaft gëzime.
Trishtimi më i madh për këtë ëndërr të ndërprerë shkon vetëm për “Tifozët Kuq e Zi”. Ata janë gjëja më e bukur që kemi dhe që meritojnë një mirënjohje të madhe.
E kam ndjekur ndeshjen ndaj Turqisë në tribunën e tyre dhe kam parë djem dhe vajza të çdo lloj moshe që kishin udhëtuar me makina nga Shqipëria, nga Zvicra, nga Gjerminia etj, posaçërisht për të përkrahuar skuadrën kuqezi. Ishin të jashtëzakoshëm!
Pa frikë e them që janë tifozët më fantastikë që nuk i ka asnjë Kombëtare në Europë dhe që duhen ndjekur si shembull, pasi janë një tifozeri model për përkrahjen e madhe që bëjnë ndaj Kombëtares, për orgaizimet perfekte që bëjnë, si dhe për keorografitë fantastike që shpalosin në çdo sfidë të kuqezinjve.
Në takimin ndaj turqëve kanë dhuruar një spektakël emocionues, çka la pa fjalë dhe tifozerinë vendase, e cila nuk nguroi t’i duartrokiste tifozët kuqezinj për atmosferën elektrizuese që krijuan në tribunën e tyre.
Sjellja model e tyre duke mos krijuar asnjë incident la pa fjalë edhe stjuartët, që gjithashtu pas përfundimit të takimit i përshëndetën përzemërsisht për sjellen korrekte që bën gjatë gjithë 90 minutave të takimit.
Pas përfundimit të ndeshjes për shkak të sigurisë, na është dashur që të qëndrojmë rreth një orë brenda në stadium për të dal jashtë.
Edhe pse hidhërimi ishte i madh në fytyrat e tyre pas asaj humbje të pamerituar ku u shuan shanset për kualifikim, pas përfundimit të ndeshjes, shfaqja spektakolare e tyre vijonte ende.
Ishte një gjë fantastike teksa i shihje që kërcenin dhe këndonin në kor këngë për Shqipërinë, edhe pse kishin udhëtuar rreth 1 mijë kilomentra dhe që kishim dal përfundimisht nga gara për një vend në Europian, duke hedhur pas krahëve lodhjen dhe mërzitjen e asaj disfate.
Të njëjtën gjë bën dhe në transfertën kundër Moldavisë ku nuk hezituan të udhëtonin të përkrahnin djemtë kuqezi.
Banderola e shpalosur që kishte një mesazh të qartë për një milardier me post në FSHF ishte “qershia mbi tortë” në atë takim, që i drejtohej Arben Dervishajt i cili i ka ofenduar më një fjali raciste duke i cilësuar si “hallexhinj”, ndërkohë që ende nuk ka kërkuar falje për këtë ofendim të turpshëm.
Ata janë djem që kudo që shkelin kanë respektin e mijëra sportadshësve, ndërsa ky personazh ka përbuzjen e çdo tifozi shqiptar.
Janë “hallexhinjtë” që magjepsin dhe i duartrokasin në çdo vend të Europës, ndërsa i vjedhin, i përbuzin dhe nuk i respektojnë në vendin e tyre, njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin.