Ministri i sporteve të Turqisë: Festimi ishte paqësor, sportistët tanë do të mbahen mend në histori

16 Tetor 2019, 12:28Sport TEMA

Festimi i lojtarëve të Turqisë në rastin e golit ndaj Shqipërisë ka hapur një polemikë të madhe, nëse UEFA duhet të marrë masa apo jo.

Futbollistët e Kombëtares turke u rreshtuan të gjithë dhe përshëndetën në mënyrë ushtarake, një gjest i cili konsiderohet politik, duke ditur që ushtria turke ka nisur një ofensivë në Siri dhe në ditët e fundit janë regjistruar shumë viktima.

Kështu, ajo përshëndetje mori një vëmendje të madhe, teksa lojtarët si për të këmbëngulur se kanë të drejtë, e përsëritën edhe në golin e shënuar pak ditë më pas ndaj Francës.

Shumë shtete janë deklaruar kundër ndërhyrjes së ushtrisë turke, ndërsa tashmë në sport u përfshi edhe politika. Sakaq, Ministri i sporteve dhe rinisë në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapolu, ka një mendim ndryshe për festimin duke u shprehur se ai ishte një gjest paqësor.

“ Të gjithë e dinë se ajo është një përshëndetje paqësore. E ftoj UEFA-n të jetë e matur. Më kujtohet kur Grizman bëri të njëjtin veprim ndaj Makron dhe nuk u krijua kaq zhurmë”, u shpreh Ministri.

Ndërkaq, Ministri i doli në mbrojtje edhe lojtarit të përjashtuar nga St Pauli, Xhenk Shahin, pikërisht sepse shprehu përkrahjen ndaj ushtrisë në rrjetet sociale. “ Ai është një mik i joni dhe na përfaqëson ne jashtë vendit. Sjellja e tij nuk është ofensive. Sportistët tanë, duke filluar nga Xhenk, do të kujtohen në historinë e këtij sporti”, u shpreh Ministri.

1 komente në “Ministri i sporteve të Turqisë: Festimi ishte paqësor, sportistët tanë do të mbahen mend në histori”

  1. Spartakos Thrakiotis says:

    Këta futbollistë luftënxitës do të mbeten në histori? Kështu e shkruajnë historinë Turqit, duke provokuar ndjenjat e popujve! Gabim i madh që nuk i kanë përjashtuar akoma nga çdo aktivitet sportiv.
    Futbollistët që mbeten në histori dhe që janë shembull për të gjithë njerëzit që duan të jetojnë të lirë dhe nuk u tremben as vdekjes, është skuadra e BRSS me emrin START e cila pasi janë paralajmëruar se po do të fitojë kundër një ekipi nazist që do të ndesheshin, do të pushkatohen, dhe ata kanë hyrë në stadiumin ZENIT të Kievit përshëndetën popullin duke thirrur URRAAA dhe kan fituar ndeshjen. Mbas ndeshjes janë pushkatuar nga nazistët. Emrat e Heronjve jane :
    NIKOLAI TRUSEVIC
    ALEXEI KLIMENKO
    MIHAIL ZVIRIDOVSKI
    MIHAIL PUCININ
    NIKOLAI KOROTKIN
    MAKAR GOCARENKO
    IVAN KUZMENKO
    MIHAIL MELNIK
    VLADIMIR BALANIN
    VASILI SUKAREF
    Këta janë heronjtë dhe jo ata qe përfitojnë nga demokracia dhe nga kultura që kanë popujt e tjerë dhe nuk respektojnë asgjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje