Erdogan flak letrën e Donald Trump-it në kosh

17 Tetor 2019, 12:01Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka flakur letrën e presidentit amerikan Donald Trump “në kosh”, raporton BBC.

Në letrën e datës 9 tetor, të dërguar pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Siria, zoti Trump i thotë z. Erdogan: “Mos bëni të fortin. Mos u tregoni budalla!”

Burime nga presidenca turke i thanë BBC-së se letra ishte “refuzuar plotësisht” nga zoti Erdogan.

Ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave të drejtuara nga kurdët.

“Le të bëjmë një marrëveshje të mirë! Ju nuk doni të jeni përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – dhe do të jem.

Historia do t’ju favorizojë nëse e zgjidhni këtë në mënyrën e duhur dhe njerëzore. Do t’ju shikojë përgjithmonë si djallin nëse gjëra të mira nuk ndodhin,” thotë Trump në letër.

Burimet nga presidenca turke thanë se si përgjigje: “Presidenti Erdogan e mori letrën, e refuzoi plotësisht dhe e hodhi në kosh”.

Presidenti Trump është përballur me kritika të forta për tërheqjen e trupave, kritikë të cilët thonë se veprimi i tij i dha Turqisë dritën jeshile për të filluar sulmin ushtarak.

Një pjesë e madhe e kritikave ka ardhur nga vetë partia e zotit Trump.

Letra e Trump, drejtuar Erdogan

I dashur zoti President!

Le të bëjmë një marrëveshje të mirë! Ju nuk doni të jeni përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – dhe do të jem. Jua kam dhënë tashmë një provë në lidhje me Pastorin Brunson.

Kam punuar shumë që të zgjidh disa prej problemeve tuaja. Mos e zhgënjeni botën. Mund të bëni një marrëveshje të mirë. Gjenerali Mazloum  është i gatshëm të negociojë me ju dhe është i gatshëm të bëjë lëshime që kurrë nuk do t’i kishin bërë në të shkuarën. Po bashkëngjis në mënyrë konfidenciale dhe një kopje të letrës së tij që sapo e kam marrë.

Historia do t’ju favorizojë nëse e zgjidhni këtë në mënyrën e duhur dhe njerëzore. Do t’ju shikojë përgjithmonë si djallin nëse gjëra të mira nuk ndodhin. Mos bëni të fortin. Mos u tregoni budalla!

Do ju telefonoj më vonë.

7 komente në “Erdogan flak letrën e Donald Trump-it në kosh”

  1. DOKLEATI says:

    Sultan Erdogan ! Me mire te e kishe lexua letre. ! Nuk te shkruhet mire kur terhiqen trupat amerikane. Aty do jete nxehte.
    Mund te digjesh.

  2. agon says:

    Gerricu gerricu me xhaxha Semin …

    1. Kalec Dega says:

      Ka e mesuat, nga Portali i Edrames?…..apo Tema e Meros e verifikoi nga CNN?

  3. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    mjere suma e turkut se cdo te heq………….allah uakbar!

  4. Qytetari says:

    Jasht ketij “momenti”,duhet pranuar qe Trump eshte presidenti me nivelin me te ulet ne historine e SHBA-se.Fjalori i tij eshte teper i kufizuar,veprimet dhe politikat e brendshme dhe te jashtme qe po ndjek jane pothuaj teresisht populiste dhe po izolojne shtetin me te fuqishem ne Bote.Eshte e thjeshte,kur je i fuqishem,aq me teper me i fuqishmi,nuk ke nevoje te kercenosh….merre me qetesi…po qe se i “vogli” nuk ta var,çfare te ngelet per te bere ?! Qytetari

    1. I urti says:

      Trump po ben ato qe premtoi para zgjedhesve te tij,ndryshe nga politikanet para tij qe nuk mbanin asnje premtim.

      Trump premtoi qe do tu jape fund luftrave ne Siri,Afganistan dhe do te shketerroje ISIS.Dy nga keto i ka realizuar ajo e Afganistanit eshte gati nje marreveshje per ta nenshkruar.

      Trump premtoi te mos hapte asnje lufte dhe deri tani nuk eshte angazhuar ne politike luftenxitese,thjesht vendos sanksione ekonomike dhe kjo eshte e drejta e tij te luftoje ne kete menyre dhe jo me ushtri.

      Trump premtoi te rigenocioje marreveshjet tregetare me Kinen dhe BE-ne dhe NAFTA-n.
      NAFTA-n e realizoi,me Kinen sapo nenshkroi hapin e pare te marreveshjes,me BE-ne akoma nuk ka arritur asgje.

      Trump premtoi te beje kompanite amerikane kompetitive dhe te sjelle fitimet e ketyre kompanive ne SHBA.Kjo po ndodh perdite,kompanite po kthehen ne SHBA dhe nuk po ikin si me pare.

      Ekonomia eshte ne ditet e saj me te mira dhe papunesia eshte ne nivelin me te ulet ne 50 vjetet e fundit.

      Pavaresisht se i jep gojes me shume sec duhet ngadonjehere,njeriu vleresohet nga veprat dhe jo nga fjalet.

      Te vetmit qe e urrejne Trump-in jane demokrato-socialistet sorrosiane dhe establishmenti pro-luftes ne Washington.

      KJo eshte e verteta dhe jo perrallat qe nxjerr CNN.

      Trump do te fitoje ne 2020 pa asnje problem,perpara laraskave te Partise Demokratike qe jane komplet jashte realitetit.

      Do te deshiroja qe Shqiperia te kishte nje Trump ne krye te saj,por fatkeqesisht kemi produket e Sorrosit.

  5. jon says:

    Eshte e vertete se nje leter e tille e Trump duket si pak pa autoritet. Por nga ana tjeter ekziston nje shprehje klasike se: Ne politike gjysma e se vertete as permendet dhe gjysma tjerer eshte manipulim . Pra c’fare di shumica? Genjeshterat e Sorros. Per USA ,Trump eshte udheheqesi i 2 me i mire. Une mendoj se eshte gjeni i vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje