Lamtumirë "yje", drejtuesit e Milanit vendosin tavanin qesharak të rrogave!

17 Tetor 2019, 22:05Sport TEMA

Sipas asaj që ka mësuar Sportmediaset, pasoja e parë e bilancit supernegativ të Milanit ka të bëjë me merkaton e janarit, ku nuk do të ketë investime të mëdha dhe futbollistë me rroga mbi 4 mln euro.

Elliott ka vendosur që tarraca e rrogave për ata që mund të vijnë të jetë 2 mln euro. Sakaq, do të vlerësohet grupi dhe nëse do të jetë mundësia, mund të shitet dikush: Paqueta, Donnarumma apo Piatek.

Donnarumma ka nisur negociatat për rinovim dhe Milani i ka ofruar shtyrje kontrate me 4 mln euro dhe jo 6 mln si fiton tani, kështu që vështirë që portieri të pranojë. Nëse nuk rinovon, në verë del në shitje për 30 mln euro.

1 komente në “Lamtumirë “yje”, drejtuesit e Milanit vendosin tavanin qesharak të rrogave!”

  1. Bambi says:

    “tarraca e rrogave”…. o te hengert dheri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje