Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, ka denoncuar mosmarrjen e shpërblimeve të arritjeve të tij sportive. Në një status në Facebook, ai shkruan, se pavarësisht se ka marrë 4 medalje ari, 2 argjendi e 1 bronzi në Europinanë e Botërorë, ka 19 muaj që nuk pritet zyrtarisht nga institucionet përkatëse.
“Edhe pse jam fitues i 4 medalje të arta e 2 të argjendta Evropiane dhe një bronzi Botërore, ende nuk është shpërblyer për të gjitha medaljet që i takojnë dhe është në pritje akoma pas 19 muajve për një pritje zyrtare nga ana e institucioneve përkatëse. Kjo është skandal dhe qesharake njëkohësisht.” – shkruan Calja.
Më tej, sportisti shkruan se zyrtarët e ministrisë nuk i kanë dhënë shpërblimet që meriton për shkak të arritjeve të tij sportive duke i dhënë argumente që sipas tij janë qesharake, duke qenë se ai kërkon zbatimin e VKM-së.
“Meqë ra fjala te shpërblimet, po ju informoj e sqaroj që zyrtarët e ministrisë me anë të disa argumentave qesharakë nuk zbatojnë dhe hedhin në kosh rregullat e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe V.K.M-në për shpërblimet në sport. Unë po kërkoj zbatimin e një VKM-je, asgjë më shumë, as lëmoshë e asgjë. Për Brikenin flet rezultati dhe jo burrokracitë dhe parazitizmat e rëmdomta që gjejmë në shoqërinë tonë.
Po vuaj padrejtesisht këtë çështje dhe dispozitat ligjore te parashikuara ne V.K.M dhe ligjin shqiptar më japin plotësisht të drejtë të përfitoj shumë herë me tepër se çkam përfituar deri më sot. Konkretisht, në 2018, kam marre 3 medalje ari dhe jam shperblyer vetem per nje te tille, shto dhe faktin që për shpërblimin e një medaljeve të vetme kam pritur 1 vit të plotë kalendarik, nderkohë ligji shqiptar e parashikon për 3 muaj.
E njëjta gjë ndodh dhe me medaljet e 2019. Me kanë kerkuar dokumentacion nga Federata Boterore,Europës,Komiteti Olimpik dhe Federata Shqiptare. Ja kam dorëzuar te gjitha dokumentat përkatëse dhe Ministria i ka dorëzuar vetë në institucionet përkatëse.
Tani nuk dihet se ku qëndron problemi.” – shkruan më tej ai. Më tej, Calja, thekson se pavarësisht se i takon të punësohet sipas ligjit, sërish një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Çështje tjetër është dhe punësimi i medalistëve të kampionatit Evropian dhe Botëror. Konkretisht nga ana ligjore unë përfitoj punësim pranë Ministrisë se Brendshme ose te Mbrojtjes por deri tani asgjë e tillë ska ndodhur edhe pse dokumentacionet janë plotësuar të gjitha zyrtarisht.
Ligji dhe VKM-ja për sportet kanë një vit që kanë hyrë në fletoren zyrtare. Jam i lodhur nga këto burokracira. Kur do të vijë dita kur do të marrim atë që meritojmë pa u bërë pjesë e këtyre dogmave skandaloze të shoqërisë sonë.
Njëkohësisht nëpërmjet këtij postimi publik i drejtohem Kryeministrit dhe Ministres së Arsimit dhe Sporteve. Jam i gatshëm të bashkëpunoj për ti dhënë drejtimin e duhur zgjidhjes së kësaj situate. I zhgënjyer, i zemëruar por kryelartë.” – mbyll Calja.
Zoti te bekofte ty o vlla dhe ta dish qe je krenaria e shqiptareve dhe te gjithe te mbeshtesim.
Ky eshte shteti i dhjere i Edi droges.
Cfare e bejme.
Jane keta drkgaxhinj ne krye te Shqiperise qe sa e sa sportiste te jashtezakonshem si ty kane larguar.
Ti vazhdo fito!
puna esht nder. 3 milion zyra me 3 milion sekretare esht e pamundur o skipetari