Kastriot Dermaku arriti të debutonte më në fund në Serinë A italiane, aty ku hodhi një hap të madh në karrierën e tij. Dermaku është një nga shembujt më të mirë të një sportisti që nuk dorëzohet kurrë, duke ardhur nga ligat më të ulëta të kampionatit italian dhe duke u kthyer në titullar ashtu si edhe te Kombëtarja.
Ndërkohë, vetë mbrojtësi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për mediat italiane pas ndeshjes, aty ku ai nuk ka harruar të falënderojë kuqezinjtë për besimin që i kanë dhënë. Mbrojtësi pranoi se ishte një emocion i madh të luante në Serinë A italiane.
“Ishte një emocion i madh për mua të debutoja në moshën 27 vjeçare dhe për këtë jam shumë i lumtur. Ishim në një moment të mirë sepse shënuam në çdo moment që kishim. E dimë objektivin dhe duhet të ngjitemi. Tani duhet të lëmë gjithçka pas dhe të mendojmë për ndeshjen ndaj Milanit. Unë duhet të jem gati dhe falënderoj të gjithë. e dika që koha ime do të vinte dhe tani jam gati. Kisha një ngërç, ndoshta nga lodhja por asgjë serioze.
E dimë sa e fortë është Seria A dhe Bruno Alvesh është një shembull për mua. Ai është një kampion dhe duhet të mësojmë nga ai. Është një shembull dhe shumë i fortë, dua të rritem krah tij.
Kombëtarja? Dua të falënderoj stafin sepse më dhanë besim pavarësisht se nuk po luaja te Parma. Më dhanë minuta në këmbë në momente të rëndësishme. Kur babai e mori vesh se do të jem titullar, erdhi nga Kosova për të më ndjekur”, tha Dermaku.
Nuk tha ndaj milanit shoku,a Milano,thuhet ne Milano,dhe luajne javen tjeter,kunder Interit.tja u saktedojme lajme ne lexuesit ju gazetareve,se gjynaf ju,nuk keni kohe. Gazetarllekun e keni per “hobby”,kurse buken e gojes duhet ta nxirrni diku ne ndo nje pune tjeter.