Olsi Rama: Partizani duhet të bindë më tepër

20 Tetor 2019, 14:40Sport TEMA

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Vllaznisë.

Një fitore me shumë vlera kjo e të kuqëve që e gjenin ekipin shkodran në momentin e tyre më të mirë dhe në një stadium të mbushur.

Por pavarësisht kësaj, Olsi Rama shprehet se priste edhe më tepër tifozë në këtë përballje.

Ndërsa sa i përket tre pikëve të marra ndan kënaqësinë e rezultatin, megjithëse thotë se Partizani duhej të ishte më bindës në këtë fitore.

O. Rama: Normalisht që është një fitore me shumë rëndësi për ne. Për më tepër ishte fitorja ime e parë në krye të Partizanit në Shkodër, në një stadium që ishte i mbushur pavarësisht se unë prisja që të ishin edhe më shumë tifozë. Më vjen mirë edhe për Vllazninë që është këtu ku është se është një skuadër shumë e mirë këtë sezon.

E mendonit fitoren para takimit apo edhe me një barazim mund të ishit i kënaqur?

O.Rama: Sigurisht që ne kishim ardhur për tre pikë. Pastaj sesi do të shkonte ndeshja kjo është punë tjetër. Ishte një tre pikësh që me të vërtetë na ka kënaqur shumë në këto momente.

Mendoni se e meritoj Partizani fitoren?

O.Rama: Partizani për mendimin tim duhet të bëj përsëri më shumë. Duhet që të ishte më bindës në këtë fitore dhe që të duartrokitet nga çdo publik. Ishet një fitore e çmuar por e munduar përsëri e them se duhet që të kishim bërë më të mirën në fushën e lojës.

Mund të quhet trepikësh kthese për Partizanin?

O.Rama: Tre pikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment. Ne kërkojmë lojë dhe pikë dhe të gjejmë qetësinë e renditjes. Çdo trepikësh të ndihmon që të shkosh përpara.

4 komente në “Olsi Rama: Partizani duhet të bindë më tepër”

  1. TE NA RROJ XIBRAKA says:

    KUSH BERI ME SHUME LEK ME XIBRAKEN OLDI SPO EDI APO SAIMIR TAHIRI APO FATMIR XHAFAJ KETO DETAJE JA DERGONI SALI BERISHES SE AI DO TI GJEJ SIGURISHT SI PO DALIN TE GJITHE ATA GRUPE KOKAINE POR PAK ME VONESE ,BILES BEHUNI BURRA SE JU BERI ME TURP DOKTORI

  2. rexha 10 says:

    FOLE ME PARE ME EDIN ,SE KA NJE KONFLIKTE INTERESI MIDIS TEJE DHE EDVINIT.JO EDVINIT SI EMER ,PORE EDVINIT SI KRYEMINISTER.
    TE KUJTOHET SKENDERBEU I KORCES KURE ISHTE MINISTER FINANCASH RIDVAN BODE? CFARE PO NDODHE TANI ME SKENDERBEUN .
    LARGONI KETA HAJDUTER NE TE GJITHA DREJTIMET E ATIJE VENDI. JANE MAFIOZE TE SPORTIT ,DHE TE POLITIKES.

  3. rexha 10 says:

    TE FALA MEROS

  4. Goni says:

    Partizani eshte i vetmi ekip qe fiton pa aleanca e pa ndihmen e askujt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje