VIDEO: Vendos Kallaku, Teuta merr tre pikë ndaj Flamurtarit

18 Tetor 2019, 20:04Sport TEMA

Pas një pauze për shkak të zhvillimit të ndeshjeve të kombëtareve, ka startuar dhe Kategoria Superiore – ku ditën e sotme është zhvilluar takimi i parë i javës së tetë që ka qenë mes skuadrës së Teutës dhe Flamurtarit.

Bregdetarët kanë triumfuar në takimin përballë vlonjatëve me shifrat e ngushta 1-0, në takimin që u zhvillua në stadiumit “Elbasan Arena”.

Goli që vendosi fatin e këtij takimi u shënua që në fillimin e pjesës së dytë nga talenti i “Djemve të Detit”, Sherif Kallaku”, i cili me një veprim spektkolar brenda zonës vlonjate arriti që ta dërgonte topin në fund të rrjetës.

Një tre pikësh mjaft i rendësishëm për Teutën që vijon serinë e saj të rezultateve pozitive duke u ngjitur dhe në vendin e parë në kuotën e 15-pikëve.

Ndërkohë, Flamurtari vijon të mbetet në një gjendje kaotike ku në tetë javë të para renditet në vendin e fundit në tabelë me vetëm dy pikë të grumbulluara, duke mos e shijuar ende fitoren e parë në këtë sezon.

Më poshtë goli i realizuar nga Kallaku. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje