Lorenc Trashi së bashku me trajnerin Franko Lerda dolën këtë të premte në një konferencë për shtyp për të folur për sfidën që “demat e kuq” do të luajnë nesër në transfertë përballë skuadrës së Vllaznisë.
Trashi është duke kaluar një moment fantastik në karrierën e tij pasi përvecc perfomancave mjaft të mira që po bën me fanellën e Partizanit, arriti që të debutonte dhe me Kombëtaren shqiptare.
Mbrojtësi i kuq u aktivizua nga trajneri Edi Reja si titullar në takimin ndaj Moldavisë dhe arriti që t’ia shpërblente në mënyrën më të mirë të mundshme këtë besim.
Ai shënoi një gol spektkolar nga distanca, ndërkohë që u vlersua si lojtari më i mirë i atij takimi.
Në konferencën e sotme Trashi foli për debutimin e tij si dhe për mbajtjen e premtimit që presidenti Gaz Demi ka bërë ndaj tij.
“Ishte grumbullimi i tretë për mua me kombëtaren. I pari ka qenë me Panuçin, nuk kam debutuar atëherë, por mundësia m’u dha tani. Me Rejën ishte komplet ndryshe. Më ka mbështetur shumë, ashtu si dhe çunat. Në momentin që u bë formacioni për ndeshjen me Moldavinë, të gjithë më kanë dhënë kurojo dhe më kanë thënë të luaja i qetë.
E ka mbajtur fjalën presidenti? E ka mbajtur fjalën, pasi e mban gjithmonë. Ai më ka folur shumë gjatë grumbullimit dhe sa erdha në Tiranë, e takova dhe e mbajti premtimin”, u shpreh mbrojtësi nga Gramshi.
Më pasi ai foli për takimin ndaj Vllaznisë, gjëndjen që po kalon ekipi dhe të ardhmen e tij.
“Duhet të shohim diçka që ekipi nga vjet, pothuajse është ndyshuar shumë. Vjet ka pasur një bazë 13-14 lojtarësh, edhe pse nuk kishim një stol të pasur. Por këtë vit është ndryshe. Ajo 11-she që luan me Vllazninë, nuk është e sigurt për ndeshjen tjetër. Luan kush e meriton, jo se vjet nuk ishte ashtu, por kemi pasur më pak lojtarë. Këtë vit nuk e nisëm mirë. Duhet të kemi besim dhe kam shpresë se do të kthehemi mirë, duke marrë shtysë nga derbi.
Është folur shumë për një largim. Por kjo gjë nuk varet nga unë. Kombëtarja shërben shumë mirë për një karrierë më të mirë në Europë. Shpresoj të gjejë një klub që është i interesuar për mua dhe sigurisht të gjejë gjuhën edhe me Partizanin.
Partizani nuk ka ndikuar në rënien e Vllaznisë, pasi ata kanë rënë vetë. Ata kishin shumë probleme. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, duke parë që po kalon një moment të mirë. Vllaznia është një ekip legjendar në Shqipëri”, përfundoi Trashi. (TemA)
Po mire more Trashi,po per ate premtimin nuk na the se cfare ishte?