Ferguson përfshihet në skandal, akuzohet se fiksoi ndeshjen e Champions-it për një “Rolex” 30.000 £

18 Tetor 2019, 11:30Sport TEMA

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, akuzohet se ka fiksuar rezultatin e një ndeshjeje, pasi një menaxher i ka dhuruar skocezit të mirënjohur një orë të shtrenjtë, me vlerë 30 mijë stërlina.

Ky fakt u zbulua të enjten në gjykatë, aty ku po gjykohet për ryshfet agjenti “i korruptuar”, Giuseppe Pagliara.

Ky i fundit, 64 vjeç, e paraqiti ankesën me një bisedë të regjistruar në fshehtësi nga një reporter i panjohur. Agjenti, gjithashtu, thotë se Ferguson ka punuar me agjentë lojtarësh për të fituar para nga marrëveshjet e transferimeve.

Pagliara është në gjyq për ryshfet, së bashku me agjentët e tjerë, Dax Price dhe Tommy Wright, ish-ndihmësin e trajnerit kryesor të Barnsley FC.

Prokurori Brian O’Neill e hapi gjyqin të enjten, duke thënë se zotërinjtë në fjalë kishin dalë në hetimin e gjerë për korrupsionin në futboll, i cili përfshinte edhe ish-trajnerin e Anglisë, Sam Allardyce. Prokurori O’Neill, i pyetur nga “Mirror” se si doli emri i Fergusonit, sqaroi: 

“Në përfundimit të takimit me reporterin e panjohur, Pagliara filloi të fliste për atë që mund të quhet edhe si kritikë ndaj Sir Alex Ferguson, duke e akuzuar atë se kishte bashkëpunuar me të për të fiksuar rezultatin e një ndeshjeje futbolli me Juventusin në Champions, një klub me të cilin ai ishte i lidhur.

Agjenti italian e kishte shpërblyer atë me një orë të shtrenjtë “Rolex”, me vlerë 30.000 stërlina. Pagliara vazhdoi ta akuzonte Sir Alex Ferguson se kishte marrë para edhe për marrëveshjet e transferimve të futbollistëve. Ai pretendoi se e kishte paguar Fergusonin edhe më parë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje