"Ronaldo nuk krahasohet me Messin": Legjenda Gullit i habit të gjithë

17 Tetor 2019, 20:35Sport TEMA

Legjenda e Milanit dhe Holandës, Ruud Gullit, ka folur në lidhje me krahasimin ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Ish-mesfushori mendon se portugezi është më i miri i historisë dhe është para argjentinasit, pasi ka fituar në 3 shtete të ndryshme dhe ka fituar me kombëtaren.

“Më i miri i historisë? Unë mendoj se po. Të mos harrojmë, ai fitoi dhe me kombëtaren e tij kampionatin europian. Ai ka fituar me çdo klub që ka qenë. Ka fituar dhe Champions Leaguen me United, ka fituar me çdo klub në 3 shtete të ndryshme ka 5 Topa të Artë. Njerëzit bëjnë krahasime, por ajo që ka arritur me çdo klub që ka luajtur është e pabesueshme.

“Messi nuk e ka bërë me Argjentinën. Ishte afër, por nuk e bëri. Messi është aty ndër më të mirët, por qershia mbi tortë është fakti se Ronaldo ka luajtur në 3 shtete të ndryshme dhe ka fituar. E bëri, e bëri. Çfarë mund të thuash për Ronaldon? I mahnitshëm. Punëtor i hekurt. Ai mundohet dhe tani të përmirësohet akoma më shumë”, – tha Gullit.

1 komente në ““Ronaldo nuk krahasohet me Messin”: Legjenda Gullit i habit të gjithë”

  1. zogu says:

    Ja fut kot Rus Guli! Ronaldo pret te punoje skuadra per te, ndersa Messi punon per skuadren dhe kontribuon vete.
    Ronaldo eshte hileqar, denglaxhi, ndersa Messi dhe teknika e tij qendroje shume larte. Te magjeps me nje driblim apo qe gol nga faulli, gje qe Ronaldo eshte larg. megjithate eshte mendimi Gulit dhe te tjereve se s’mund te marre nje grua tre apo kater burra dhe te jete e dashuruar me te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje