Zoti Reja! Kali i mirë nuk shitet me një të penguar

18 Tetor 2019, 16:17Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha, ish arbitër i FIFA-s

Urime ekipit kombetar dhe stafit drejtues me ne krye Ju, z Reja.

Pas deshperimit nje ere e re erdhi ne tre ndeshjet e fundit.  Ekipi ka krijuar fizionomine e tij.  Mesfushoret jane çelsi ku topi krejt ndryshe nga me pare qarkullon lirshem, sakte dhe me rrezikshmeri per kundershtarin.

Ekipi mbrojtjes nuk po lejon me hapsira si ne ndeshjet e shkuara. Lojtaret tane sulmues po tregojne me shume besim dhe kemgulje per te shenuar, por akoma kane nevoj per te bere veprime edhe me te zgjuara, duke ja pasuar topin shokut sesa te gjuajn vete ne drejtim te portes, ku mundesia per te shenuar eshte fare e vogel.

Por ajo qe sportedashesit i ka mbushur me entusiazem eshte se po shikojne nje ekip te motivuar mire me nje loje kemengulse dhe agresive ndaj kundershtarit.

Me kuptushem, ne tre ndeshjet e fundit ata dhane te gjitha mundesite qe dispononin sepse ne menyre te veçante kishin kuptuar drejte dhe u perpoqen ne maksimum te vinin ne jete porosite tuaja.

Te gjithe jemi te kenaqur, por deklaratat e teperta, qe ne thelb shprehin vetekenaqesi, duhet te jene me te permbajtura sepse ato reflektohen lehte tek lojtaret.   Praktika ka treguar se vetekenaqesia eshte nje lloj ndjenje qe shpesh i frenon lojtaret per te dhene maksimumin, kur iluzioni i tyre eshte se jane ‘’ te medhenj’’.  Ne fakt ne akoma nuk jemi te tille, por jemi ne rruge e siper. Kyçi i suksesit tone eshte mobilizimi total dhe qendrimi agresiv i paster sportiv, per mos t’u lejuar frenat e lojes kundershtareve.  Vetkenaqesia shpesh behet penges serioze tek lojtaret,  per te dhene maksimumin e duhur ne fushe. Une i trembem kesaj.

Si njeri i futbollit dhe dashamiresi Juaj, ju uroj qe mos te beni disa gabime te asaj natyre qe beri paraardhesi juaj.

Raporti mardhenieve me lojtaret eshte kyçi i suksesit.  Jane te shumta vrejtjet dhe pakenaqesite qe nje trainer ka per menyren se si lojtaret ne ndeshjen e rradhes u paraqiten, por ato mendoj se duhet te jene objekt i analizave brenda ekipit.  Çdo lojtar eshte i vetedijshem per gabimet qe i ka lejuar vetes ne nje ndeshje, por mendoj se kur traineri i ben publike gabimet e tyre, nje ndjenje mos kenaqesie i perfshin ata, qe ne nje fare mase eshte prag fillimi i nje pakenaqesie qe ne nje rast te dyte trashet edhe me shume deri sa vjen ne nivelin e raportit te mardhenieve midis lojtareve dhe trainerit, qe ishin prezent para ardhjes tuaj.

Rasti i portierit Strakosha ishte me te vertet i dhimshem, por jo i pa justifikur. Kur ai u nis per te larguar topin mendoj se mbrojtesi nuk do ta pengonte. Nderkohe mbrojtesi i ndodhur ne pozicion jo te pershtatshem, nuk pati mundesi ta shikonte kete nderhyrje te portjerit dhe keshtu e pengoj ate per te larguar topin.  Ishte vetem nje aksident qe mund ti ndodhe edhe portjerit me te mire te botes.

Portieri Strakosha beri nje autoktitik te sinqerte . Ai me kurajo u kerkoje falje si sportedashesve ashtu edhe drejtuesve te stafit e kolegeve te tij.  Nderkohe sportedashesit e kuptuan shume mire ate qe ndodhi, prandaj edhe e konsideruan ate vetem si nje rastesi te keqe.  Ndersa pranoni se Strakosha eshte nje gardian shume i mire, thenia Juaj se do te mendohesh per portjerin e pare ne ndeshjet e adheshme, mendoj se nuk eshte e duhura.

Ajo i tensionon mardheniet kur thuhet publikisht, bazuar vetem mbi nje rast sado i rende qe te jet ai. Eshte e drejta Juaj qe te caktoni portjerin ne ndeshjen e ardheshme, madje pa i dhene llogari askujt, por deklarata juaj publike vetem per nje rast te tille mendoj se nuk eshte e duhura dhe ne interes te punes tuaj te perbashket. Ne shqiptret perdorim nje shprehje: ‘’ Kali i mire nuk mund te shitet me nje te penguar.

Ju uroj sukse ne ndeshjet e ardheshme.

5 komente në “Zoti Reja! Kali i mirë nuk shitet me një të penguar”

  1. Tifozet duan fitore. Kush gabon te hape krahun. says:

    z.Arsen , deri diku te kujtojme, pse jo me nostalgji…sidomos per barazimet…, por kohe tjeter ka qene atehere dhe tjeter tani.
    Tifozet duan rezultate pozitive nga kombetarja.
    Strakosha ishte ishte i pavemendshem ( shikoje me vemendje )dhe gabimi na kushtoj shume. Nuk eshte hera e pare qe ben gafa te tilla.
    Keto shprehjet popullore i perkasin nje te shkuare.
    Duhej nje trajner si Reja, qe ti dali vlera edhe lojtareve me vullnet te mire ne kombetaren shqiptare.

  2. Shiu says:

    Trainer i vertete ishte vetem De Biassi!

  3. profesori says:

    Po ik ore pleh!…Ti ke qene arbitri me i felliqur ne kohen tende!

  4. BK says:

    Jua them une punen e golit, e kam menduar nje muaj para ndeshjes.
    Shqiperia luajti 90 minuta per fitoren, me barazimin nuk kualifikoheshim, nderkohe Turqia rrezikohej.
    Shtesa u luajt per Turqine, Strakosha do ta mesoje pak me vone.

  5. sportedashesi says:

    Z.Hoxha lere te reflektohet gjykimi i tij e pasketaj pervishju,ndonese ju nga Fieri se keni per zakon!Strakosha vertet mund te jete nga me te miret sot per sot por jo vetem gabimi fatal qe beri ne ate ndeshje por po te shikosh edhe aktiviziin e tij ne loje si lojtar i mbrojtjes nuk ishte ne lartesine e duhur pasi te tere topat qe riktheheshin tek ai ,ai jo vetem qe nuk i hapte ne ane duke terhequr ne kete meyre kundershatri por vetem godiste ate me sa mundete ne qender te fushes !Kjo e pafaleshme per nje portier kombetareje ku ai duhet te jete pjese e lojes se ekipit e jo rroje ne porte dhe kaq!E pare ne kete aspekt te futbollit sot ku te gjithe portieret luajne topin si qendermbrojtes ,Strakosha le shume per te deshiruar!Ndaj e shoh me vend ndoshta edhe reagimin e trainierit i cili me se fundi ka gjetur rrugen e duhur me sistemet e taktikat ne fushe ku per fatin tone na ka dhuruar nje ekip qe ka nje koncept ne loje e e luan i barabarte me kundershtarin pavaresisht kuh eshte ai!Lereni te beje punen e tij sepse jemi ne rrugen e duhur ,pavaresisht rezultateve sepse mund edhe te humbesh nje ndeshje por je i kenaqur kur ekipi perfaqesohet denjesisht e me nje futboll modern si rasti i ketyre dy ndeshjeve!Se fundemi po e mbyll me nje perkufizim te tendin drejtuar trainerit Reja!”Nuk shitet kali i mire me nje te penguar”,strakosha nuk eshte kollone betoni qe mban konstruksionin e nje shtepie,por nje lojtar qe si gjithe te tjeret e ka vendin dhe ne fushe dhe ne stol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje