Miroslav Klose për Strakoshën: Do të vija bast gjithçka që nuk do të bëhej titullar

18 Tetor 2019, 18:52Sport TEMA

Ish sulmuesi i skuadrës së Lazios, Miroslav Klose, që ka luajtur me bardhekaltërit nga viti 2011 deri në vitin 2016 në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ka habitur me një deklaratë mbi portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Ish bomberi i përfaqësues gjermane ka deklaruar për median italiane se do të vendose bast gjithçka mbi faktin që Strakosha nuk do të bëhej portieri titullar.

Sipas tij gardiani kuqezi në atë periudhë nuk të jepte siguri.

“Kur luaja unë me Lazion, ishte portier i tretë.

Do të vija bast gjithçka mbi faktin që nuk do të bëhej portieri titullar. Nuk të jepte siguri”, u shpreh Klose.

“Por, rritja e tij tregon që duhet t’i japësh hapësirë të rinjve dhe t’i japësh kohë që të rriten”, shtoi ish-sulmuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje