“Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, FSHF mbështet deklaratën e Dervishit dhe vijon me çmimet e kripura të biletave

18 Tetor 2019, 20:06Sport TEMA

Ditën e sotme është raportuar se inagurimi i stadiumit “Arena Kombëtare” do të bëhet në takimin e muajit nëntor që Shqipëria do të zhvillojë kundër Kombëtares së Francës, e vlefshme për eleminatoret e kampionatit europian.

Po ashtu janë publikuar dhe çmimet e biletave që Federata Shqiptare do të vendosë për këtë sfidë, të cilat vijojnë të mbeten të larta.

Deklarata e zyrtarit të FSHF-së, Arben Dervishajt se “Futbolli nuk është për hallexhinjtë” mbështet fuqimisht nga Institucioni i futbollit shqiptar – i cili ka vendosur që bileta më e lirë në takimin ndaj Francës të jetë 1500 lekë dhe më i shtrenjti 5000 lekë.

Edhe pse me anë të një letre zyrtare tifo-grupi “Tifozët Kuq e Zi” i kërkoi FSHF-së të distancohej nga kjo deklaratë dhe të rishihte çmimet e biletave, gjithçka ka rënë në “vesh të shurdhët”.

Ja çfarë deklaronte tifo-grupi “Tifozët Kuq e Zi”:

“Arben Dervishi deklaron se “futbolli nuk është për hallexhinjtë”. Ky copë mishi i veshur me petkun e njeriut, që kurrë në jetën e tij ska paguar biletë, por i ka marrë falas, fatkeqësisht është zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, institucion që propagandon e fton “hallexhinjtë” në stadium dhe që këtyre hallexhinjëve u’a shet biletat me çmimin e një finaleje të Ligës së Kampionëve.

Këta hallexhinjtë e japin edhe lekun e fundit që ta shohin Kombëtaren, lek të cilin e fitojnë me stërmundime dhe shumë djersë, e jo duke u servilosur e duke u lëpirë pas personave me pushtet apo grupeve të interesit.

Ftojmë Federatën që të distancohet nga këto deklarata të turpshme, fyese dhe përqeshëse, si dhe të rishikoj politikën e çmimeve sa më të arsyeshme për xhepin e qytetarit të thjeshtë shqiptar ( e jo të Dervishëve)”, thuhet në letrën zyrtare të tifozëve drejtuar FSHF-së.

Para një jave Shqipëria lujati në transfertë kundër Turqisë në një stadium shumë herë me spektakolar se ky i joni dhe bileta për të parë atë takim ishte 700 lekë.

Ndërkohë, që në vendin tonë jo vetëm që i shtrenjtojnë çmimet e biletave në kurriz të tifozëve shqiptar, por edhe u mohojnë të drejtën për të ndjekur takimet në tribuna për t’ua lenë vendin zyrtarëve me kollare që vijnë nëpër stadium vetëm në kohë të mira dhe për përfitme personale.

FSHF-ja ka vendosur të bllokojë daljen në treg të tribunave me arsyen se janë ftesa për UEFA-n, qeverinë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët e FSHF-së.

Takimi mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet më datë 17 nëntor në “Arenën Kombëtare”. (TemA)

7 komente në ““Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, FSHF mbështet deklaratën e Dervishit dhe vijon me çmimet e kripura të biletave”

  1. {sit back and relaks} says:

    Kshu eshte kur ke lali Eurin kryetar bashkie.

  2. {sit back and relaks} says:

    Kshu eshte kur ke lali Eurin kryetar bashkie..

  3. {sit back and relaks} says:

    Kshu eshte kur ke lali Eurin kryetar bashkie…

  4. FSHF MAFIA says:

    Jane mafioza,,, te gjithe keta qe punojne ne federaten e kryemafiozit armando dukes

  5. lymi says:

    Fajin vete tifozet e kane…. BONI NGA NJE MUT TE MODH TE DYERT E STADJUMIT QE TI HAJE FEDERATA ME ME KRYE DUKEN E DROGES….

  6. Sporti says:

    Duan te futen edhe ne europe te korruptuarit legenat fajin e jane tifozat mos te shkojne ne sradium derisa te ulin cmimet kto alabaket

  7. Tanush says:

    Mos blini bileta per nje ndeshje dhe shikoni si do i ulin cmimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje