Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev: Zgjedhje të parakohshme më 12 Prill pas dështimit të negociatave

20 Tetor 2019, 21:01Rajoni TEMA

Kryeministri i Maqedonise ka lajmeruar se vendi i tij do kaloje ne zgjedhje te parakohshme me 12 Prill.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar arritjen e marrëveshjes që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

Prej ditesh u perfol ky fakt, por ne dy ditet e fundit ka pasur takime intensive te liderave maqedone qe solli nje konsensus per daten.

“Patem konsensus te plote”, deklaroi kryeministri maqedonas.

Zgjedhjet e Parakohshme po ndodhin si shkak i moshapjes se negociatave per Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine.

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. 

Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev, raporton Alsat.

4 komente në “Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev: Zgjedhje të parakohshme më 12 Prill pas dështimit të negociatave”

  1. Perse nuk e di? says:

    Vetem EDI Rama Putin dhe erdogani nuk shkojn ne zgjidhje te parakoheshne kurr !

  2. Raimond vlonjati says:

    Pavaresisht ketyre lojerave qe ben Zaev , Maqedonia nuk e meriton ti hapen negociatat , sepse te drejtat e Shqiptareve atje shkelen ne menyre te hapur fare

    Shqiptaret mbahen ne burgje pa afat fare , edhe kur e kane mbaruar denimin ,
    dhe po ashtu denohen shqiptaret me burgime pa fakte fare , por vetem ne opinion

  3. Kim été says:

    11 Prilli është ditë zie në Kosovë, ndaj Maqedonia tani që është në NATO të jetë më e kujdesëshme me datat.

  4. demos says:

    Jo po tja japi pushtetin ne tavoline Sali serbit. Injorante demokrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje