Greqia e shqetësuar, pas “JO”-së franceze për Shqipërinë e Maqedoninë Veriore

19 Tetor 2019, 22:10Rajoni TEMA

Athina zyrtare ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut pas vendimit të samitit të lartë të BE që i mbylli derën përkohësisht hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme greke thekson se Greqia ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky pozicionim, siç nënvizoi edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Këshillin Evropian, mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke.

“Kjo çështje shkon tashmë për vitin 2020. Nuk u bë e mundur që të kishim një vendim unanim për dy fqinjët tanë veriore. Por dua të theksoj dhe këtë e kam thënë shpesh herë, Greqia gjithnjë mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Mitsotakis.

Thirrja që Athina dërgon nëpërmjet deklaratës së Ministrisë së Jashtme është se ajo, duke përsëritur se nuk ndërhyn asnjëherë në çështjet e brendshme të vendeve të treta -do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet përkatëse të vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara.

Për ta arritur këtë, ajo i inkurajon ato të jene të përqendruar në rrugën e reformave .

Sipas analistëve problematika më e madhe e Athinës qëndron padyshim tek zhvillimet politike në Shkup, pas vendimit për zgjedhje të parakohshme të qeverisë Zaev, për faktin se ndryshimi i skenës politike atje, mund të sjellë pasoja për Marrëveshjen e Prespës, por edhe për balancat politike të fuqive të mëdha të interesuara për rajonin e Ballkanit.

Është për të ardhur keq që BE nuk mundi të çojë mesazhin e duhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka deklaruar ish kryeministri Jorgos Papandreu.

6 komente në “Greqia e shqetësuar, pas “JO”-së franceze për Shqipërinë e Maqedoninë Veriore”

  1. Kim été says:

    Greqia përfiton plotësisht nga BE., ndërsa për ne ka qënë një ëndër e keqe ku roli BE-së për vëndin dhe qeverin tonë duhet të ishte mbështetje dhe jo peshë shtes.

  2. #varijanullen says:

    Maqedonia beri kote sakrifice per te hyre ne europe duke zjedhur athinen si interlokutor, ajo dihej qe athina nuk ka asnje ze ne Europe. Sa per Shqiperia, Merci Macron qe I dhe nje shkendije popullit, dihet qe “Elita” antishqiptare qe ka uzurpuar pushtetin ne tirane nuk do Te hyje ne sistemin gjyjsor Europian.

  3. populli says:

    Problemin e vetem dhe tashme te kthyer ne personale, e kemi nga Macron.
    Bravo fqinjeve italiane dhe grek per mbeshtetjen ndaj nesh.

  4. greku ipokrit says:

    Greket jane te shqetesuar qe nuk filluan bisedimet me gjitonet ????? Sinqerisht , do te kisha shume deshire ta besoja kete , qe gjasme greket u merziten , u erdhi keq qe sfilluan bisedimet , dhe qe ishin shume te interesuar per fillimin e bisedimeve , por keto do te ishin peralla , dhe une mire apo keq nuk u besoj perallave . Ne viziten e Kryeministrit helen ne Gjermani , shkoi enkas per tju mbushur mendjen gjermaneve , duke bere te fortin dhe te rendesishmin se Shqiperia nuk i kish permbushur kushtet e vene , ngateroi ama qe kushtet e vena nuk perputheshin me kushtet qe i ka vene Europa , ato ishin justifikime te rendomta qe europianet dhe pikerisht ata qe nuk na duan , nuk i” hengren “Atje Kryeministri konservator grek , la menjeane idjotesirat dhe justifikimet e peshtira dhe kuptoi fare qarte dhe hapur se cdo te thote tu dalesh perballe planeve gjermaneve , vuri bishtin ne shale dhe u kthye ne Greqi duke e ndryshuar 180 grade vendimin . keta jane kaq ipokrite sa qe jane bere shume te peshtire , u struken mbas Frances, Hollandes dhe Danimarkes , duke treguar nje debilllek te pashembull .
    Te gjithe e pane se cnur kish ne fytyre Kryeministri helen ,ne konference shtypi , ndrinte nga kenaqesia , dikush mori vendimin te mos fillonim bisedimet , dhe dikush tjeter ndjeu kenaqesine e mosfillimit …………me mire dhe e volitshme ska ku shkon ………….dikush beri krimin , dikush tjeter u denua ……….mos haroni se cdem te madh i ka bere vendit tone gjith propaganda helene se gjoja ne Shqiperinuk respektohen te drejtat e minoritetit, Qeveria Rama u mer pronat minoritetit , ne Shqiperi ka gjenocid shteteror , Shqiperia eshte faktori kryesor i furnizimit me lende narkotike ne Europe dhe shume e shume pallavra , te gjitha keto dhe sigurisht dhe me frenimin tone te reformave perben nje kokteil vdekjepures per Shqiperine dhe shqiptaret ………..si gjithmone thika pas shpine , zanati i tyre shekullor …………

  5. Albani says:

    Greqia gjithmone ka punuar kunder dhe nen rrogoz, keshtu bejne shtetet me diplomaci dhe jo si i joni, bythshpallur dhe arrogant.
    Vetem shikoni viziten e krymemistritit grek ne Paris dhe sa kushtoi partneriteti me Francen 2,5 Miliarde euro per dy fregata te blera nga franca.
    Pse te dali greqia e keqe, kur perdor Francen para, eshte nje skeme e perdorur rendome ne Europe.

  6. 77 says:

    Hipokritë, intrigantë, të paskrupullt dhe frikacakë si gjithmonë fqinjët tanë.
    Gënjejnë se janë gjoja të shqetësuar pas vendimit të Francës, duke u fshehur pas Francës, por qeveria greke dhe shteti grek është një nga ato vende që nuk e ka votuar asnjëherë hapjen e negociatave në parlament për Shqipërinë dhe Maqedoninë, akt i detyrueshëm për të gjithë shtetet europiane.
    Janë fshehur pas vendeve rraciste, duke pritur me padurim vendimin e tyre dhe duke vazhduar të vënë gjobat e tyre, duke maskuar dhe fshehur me sa të munden vendimin e qeverisë greke, e cila në vend të deklarojë publikisht qëndrimin e saj, merret me komentet e vendimeve të të tjerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje