Ish- kryeministri suedez dhe bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës të cilat kanë kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bildt e konsideron si shkelje të angazhimit të mëparshëm dhe humbje të besimit të BE-së.
“Kjo nuk është një gjë e vogël! Duke bllokuar fillimin e bisedimeve për pranimin në Ballkan, Franca, Hollanda dhe Danimarka jo vetëm që kanë shkelur angazhimet e mëparshme, por edhe privuan Bashkimin Europian nga çdo qasje strategjike të besueshme për këtë rajon të rëndësishëm. Kush do t’i mbledhë pjesët?”, shprehet ai.
Ata refuzuan Turqinë që është 20 herë më e madhe se Luksemburgu, jo më Bosnien dhe Kosovën.