Negociatat/ Hahn: Liderët e BE dështuan, vendimi negativ mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor

18 Tetor 2019, 13:38Rajoni TEMA

Komisionieri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim, Johannes Hahn tha se krerët e shteteve të Bashkimit Europian nuk njohën përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke mos marrë vendimin pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Liderët e BE dështuan të përmbushnin përkushtimin e tyre për të nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është mjaft zhgënjyese. Tani, ata duhet të sqarojnë se sa serioz është përkushtimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor”, shkroi Hahn në Twitter. 

 “Falënderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka natën e kaluar për të arritur vendimin e rëndësisë strategjike për BE dhe luftuan për të dërguar një sinjal shprese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

Hahn paralajmëroi për pasoja “negative” pas këtij vendimi që do të mbërrijnë edhe brenda unionit.

 “Siç e thashë edhe në Luksemburg: Ky nuk është një çast i lavdishëm për BE-në. Refuzimi i pranimit të përparimeve të vërtetuara do të ketë pasoja negative, përfshi edhe rrezikun për destabilizim të Ballkanit Perëndimor me impakt të plotë edhe në BE”. (TemA)

2 komente në “Negociatat/ Hahn: Liderët e BE dështuan, vendimi negativ mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor”

  1. Doda says:

    Nuk ka problem , se po te jen pak fare njerez politikanet tan ja qin kurven europes , len te lir ashashin dhe rregullojn gjendien e popullit , detin adriatik ta bejn zjarr me skafe , mos pirdhni me per europ , as mos i pysni per as gjo , beni xhdo gje per te rritur mirqenien e njerezve me ashish drog kondraband cfar te mundeni , nxijani jeten europes qe tju lusi bythen per te hyr ne europ dhe mos pranoni , lidhuni me kinen rusin dhe turqin bejeni bordel dynjan , shpallni bashkimin me kosoven.ta marin vesh kta kurva qe nga ferra vogel del lepri modh.

  2. Alban Hamzai says:

    Asnje destabilizim nuk do te kete ,sidomos ne Shqiperi .Keto jane perralla me te cilat do te justifikoni ju Z.Hahn dhe burokratet e tjere te BE rrogat dhe shperblimet tuaja ta majme duke perpiluar raporte te genjeshterta mbi gjoja sukseset e reformave ne Shqiperi .Tani nuk dihet se kush rron ne ndonje planet tjeter :ju dhe ekipi juaj apo shqiptaret ,se ne Shqiperi nuk eshte bere asnje reforme .Ju kujtoj disa :pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte , Vjedhej votash dhe pa u denuar kusaret e ketyre vjedhjeve ,deputete dhe funksionare te tjere me te kaluar kriminale , kanabisi lulezon kudo , peshqit e medhenj jo vetem qe nuk jane kapur por po hane perdite cdo gje qe u pelqen etj etj dhe deri tek osmanizimi si urdher I sulltanit te madh nga pertej kontinentit. Prandaj bejeni punen sic duhet ose dorezojeni per te miren e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje