Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat.
Në një konferencë për shtyp, të zhvilluar sot, Zaev theksoi se propozimin për zgjedhje të parakohshme do e bëjë në takimin në Presidencë me liderët e partive të tjera politike.
Ndërkohë, BDI dhe shumica e kryesisë së partisë së Zaev është kundra këtij vendimi.
“Para dy dite Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet.
Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës.
Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme.
Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve.
Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.
Ai tha se reformat duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.
“Duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi që aspiratat tona për BE nuk janë vetëm për tu anëtarësuar ne duhet të sjellim Evropën tek qytetarët. Nëse jemi të mençur do t’iu tregojmë të gjithëve se kështu të demotivuar do të vazhdojmë me reformat.
Sepse vetëm kështu qytetarët do të ndjejnë Evropën. Marrëveshja e Prespës gjithsesi se do të vazhdon me siguri që është bërë për Evropën por që kemi levërdi ekonomike. Marrëveshja duhet të vazhdoje të implementohet”, tha Zaev.
I pyetur për qëndrimin skeptik të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për zgjerimin e BE-së, Zaev tha: “Vendi ynë do të bëhet anëtare një ditë dhe këtu nuk ka dilema“.
“Këtu do të bëhet si Evropë këtë duhet ta vazhdojmë, Delegacioni evropian qendrën këtu. Unë e kuptoj dilemat e Francës por 27 shtete ishin pro. Evropa është bërë me qëllime të jetë e fortë. Mbrëmë më janë lajmëruar gati se të gjithë liderët për të na inkurajuar”– tha mes të tjerash Zaev. (TemA)
Franca u soll me ne për negociatat si Danimarka me SHBA-të për groenland.(franca me veto dhe Danimarka me komente kryeministre) ku u mjaftonte të bashkoheshin me të tjerrët pa veto dhe bla bla bla.
Tani te dalin kurvat e be qe te bejne leve te votat e shqiptareve te maqedonise …
Duhet nje politike e bashkuar ndershqiptare se cdo bejme si thote albini
Mire po e bo futini i pale zgjedhje ku te dalin te fituar nacionalistet ngacte dyja krahet…shqiptare e ….maqedon…pastaj te fshij bithen Europa dhe Greqia me marreveshjen e …Emrit…fundja fundit kujt i intereson me ajo marreveshje…..asnjerit
Po normal ku japin doreheqjen Shqiptaret……ose ndikohen nga Rama