Champions League: Atletico fiton falë Morata-s, barazim i çmendur në Ukrainë

22 Tetor 2019, 20:52Sport TEMA

Atletico Madrid ka marrë një fitore të ngushë, por shumë të rëndësishme në javën e tretë të Champions League.

Colchoneros kanë mundur 1-0 Bayer Leverkusen dhe kryeson Grupin D me shtatë pikë, tri më shumë se Juventus-i, që do të luajë në mbrëmje kundër Lokomotiv Moscow.

Heroi i ndeshjes ka qenë ish-ylli i “Zonjës”, Alvaro Morata, i cili ka ndëshkuar gjermanët, që mbajnë vendin e fundit në grup me zero pikë, me një goditje të fortë me kokë në minutën e 78-të.

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja tjetër e pasidtes së sotme, e luajtur në Ukrainë mes Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb, e vlefshme për Grupin C.

Vendasot kanë kaluar në  avantazh pas 17 minutash lojë me Konoplyanka, por miqtë kanë reaguar nëntë minuta më pas me Olmo-n.

Në minutën e 60-të ka ardhur përmbysja e kroatëve, të cilët kanë shënuar golin e dytë me një penallti të Orsic. Shakhtar është kundërpërgjigjur në minutën e 75-të me Dodo, i cili ka fiksuar shifrat në 2-2.

Ky rezultat bën që këto dy ekipe të kenë katër pikë pas 3 javëve të para, por Dinamo Zagreb mban vendin e dytë në renditje për shkak të një diference më të mirë golash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje