Redi Jupi: Tifozët kthehen nëse luftohen trukimet

22 Tetor 2019, 11:39Sport TEMA

Ish-futbollisti i njohur Redi Jupi mendon se mungesa e njerëzve në stadiume është pasojë e trukimeve dhe dhunës në sport.

Në studion e “Procesi Sportiv” ai insistoi se tashmë situata ishte përmirësuar, sidomos pas dënimit të Skënderbeut, por duhej ndëshkuar kushdo që kishte tendencën që të thyente ndershmërinë.

“Dy janë arsyet madhore pse njerëzit nuk shkojnë në stadiume, një është trukim i ndeshjeve dhe pastaj dhuna në sport. Pastaj ka sa të duash si infrastruktura, karakteristika e tifozëve nëse janë të lidhur me skuadrën apo jo, mund të shkruash shumë gjera.

Këtu nuk është çështja për të bërë populizëm. Këtu është për të përmirësuar një fakt që është i dukshëm për të gjithë që njerëzit nuk janë në stadium. Kjo rregullohet nëpërmjet luftimit të trukimeve, jam dakord që nuk janë të gjitha të trukuara, janë në minorancë.

Ka një trend pozitiv në aspekt, pas dënimit të Skënderbeut dhe sinjaleve të forta nga UEFA, ka një trend pozitiv të gjithë kësaj gjëje, shumica e ndeshjeve në kampionat janë të ndershme, mund të ketë tolerime e aleanca të cilat lënë pikë.

Puna është që çështja e besimit të thyer për publikun, duhet kohë për ta rikuperuar. Nëse ne herë pas here, dikë që mundohet ta prishë këtë rend, arrijmë të mënjanojmë, do të jetë më mirë dhe publiku po kthehet në stadium.

Në kampionat kemi fitore të Partizanit jashtë, rezultate të papritura, skuadra nga vendi i 7 në vendin e 1 që janë pretendente për kreun. Kemi mesatarizim të kampionatit, janë disa skuadra që mungojnë.

Duhej të kishte ekipe të shkëputura e po vonojnë të shfaqin potencialin, sjell rivalitet e bën interesante garën. Cilësia nuk është e pritura, skuadrat duhet të kishin arritur gjendjen optimale, por ka rikthim të tifozëve jo vetëm në Superiore por edhe në të Parën dhe te moshat”, tha Jupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje