Askush si Mbappe, ylli francez thyen rekordin e Messit në Champions

23 Tetor 2019, 09:41Sport TEMA

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, ka thyer rekordin e Lionel Messi, për t’u bërë lojtari më i ri, që shënon 15 gola në Champions.

20-vjeçari ishte i papërmbajtshëm në fitoren 5-0 kundër Club Brugge, duke shënuar një “hat-trick”.

Një tjetër performancë magjike nga Mbappe në garën maksimale europiane për klubet, pas së cilës ka 15 gola në Champions, në moshën 20 vjeç e 306 ditë.

Ai bëhet lojtari më i ri në moshë, që e arrin këtë kuotë, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Messi, i i shënoi kaq gola në moshën 21 vjeç e 288 ditë.

Vetë Messi e kishte thyer rekordin pararendës të legjendës së Real Madridit, Raul, me 22 vjeç dhe 163 ditë.

“Hat-trick” i yllit të PSG, gjithashtu, e bëri atë zëvendësuesin e parë të Ligës së Kampionëve, që shënon tri herë.

Joseba Llorente bëri të njëjtën gjë për Villarreal, në tetor 2008, kundër Aalborg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje