Jeff Bezos dorëzon ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë

25 Tetor 2019, 22:30Ekonomia TEMA

Jeff Bezos, mesa duket do të dorëzojë ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë, pas një rënie të papritur të fitimeve të kompanisë së tij, Amazon.

Nëse gjigandi online i tregtimit, Amazon, do të vijojë me këto ritme rënien e saj deri në fund të mbrëmjes, atëherë Bezos do të humbasë rreth 7 bilion dollarë nga pasuria e tij.

Ai është investitori më i madh i firmës me 58 milion aksione me vlerë rreth 96 bilionë dollarë.

Kompania e blerjeve në internet, zbuloi të enjten se fitimet kishin rënë në 2.1 bilionë dollarë, gjatë tre mujorit të tretë të vitit, duke shënuar kështu dhe rënien e parë të tyre në më shumë se dy vjet.

‘Amazon’ theksoi gjithashtu, se fitimet me shumë probabilitet do të vazhdojnë të bien edhe në tremujorin e katërt, pasi planifikon të shpenzojë rreth 1.5 miliardë dollarë për transportin ditor, pothuajse dyfishin e shumës që shpenzoi në tre mujorin paraardhës.

Kjo rënie e papritur e çmimeve të aksioneve, të Amazon, nënkupton se themeluesi i Microsoft,  Bill Gates do të ngjitet sërish në fron, duke e kapërcyer edhe një herë Jeff Bezos si personin më të pasur në botë, pasi e humbi këtë titull vitin e kaluar.

5 komente në “Jeff Bezos dorëzon ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë”

  1. BiancaT says:

    … bilion, … bilionë, … miliard, …miliardë.
    15 rreshta artikull dhe 4 përkufizime të ndryshme.
    Na e hoqët trunin fare, të nderuar gazetarë.

  2. Cudia says:

    Ce pyet… Humbje madhe!! Do jete ne vend te dyte tani duke patur miliarda dollare… lajm shume hidherues.

  3. ABC says:

    Bilion? Apo billion!? Apo…….!? ?

  4. 17nentori says:

    I kane renet fitimet apo vlerat e fitimeve…. pasi do te shpenzoje me shume per transportimin ditor?

    Hajde rrote kali, hajde! Ku i gjen tema keta kamariere qe edhe perkthejne artikuj vone ne darke?

  5. Kumi says:

    Artikull shum i mir. Me pelqen shum. Urime per programin, jeni nji kamarier me gju te huj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje