Leximi i “Doing Business”: Përmirësimet dhe problemet e Shqipërisë

24 Tetor 2019, 15:36Ekonomia TEMA

Nuk është përkeqësimi i klimës së biznesit në vend, por shtimi i kriterit të “pasjes së një burse aktive”, ai që ka penalizuar Shqipërinë në raportin e “Doing Business 2020”.

Kriteri i ri përcakton se “nëse një vend nuk ka një bursë aktive të letrave me vlerë, me të paktën 10 firma joshtetërore”, merr zero pikë në këtë seksion.

Zero pikë në këtë seksion mblidhen me piket e cdo seksioni tjeter, duke bërë që në pamje të parë të duket sikur vendi ka pësuar një regres, edhe pse ne teresine e kritereve te tjere kemi shenuar rritje.

Ndryshimi i papritur i metodologjisë nga “Doing Business” këtë vit ka lënë një shije të hidhur për të gjithë ekonomitë e vogla në botë, të cilat nuk kanë kushtet për të krijuar bursë kombëtare.

Në Shqipëri, ideja e krijimit të një burse është debatuar që në fund të viteve 1990, por natyra e kompanive të mëdha shqiptare, që në shumicën e rasteve kontrollohen nga një person ose nga një grup personash të njohur midis tyre, e ka bërë gjithmonë të pamundur ngritjen e një burse efektive ku aksionet të shiten e të blihen lirisht.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe për vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Serbisë që ka një bursë aktive që prej vitit të largët 1894.

Rrjedhimisht, përvec Serbisë që rritet me 4 vende, të gjithë të tjerët janë me rënie në këtë renditje.

Përsa i përket kritereve që përdoreshin në vlerësim deri vitin e kaluar, vendi ynë vijon të permiresohet.

Në të Bërit Biznes 2019, Shqipëria arriti të grumbullojë 67 pikë, ndërsa në të njëjtët elementë, ne te Berit Biznes 2020 vlerësohemi me 67.7 pikë.

Kjo do të thotë që me të njëjtën metodologji, Shqipëria (e 63-ta vitin e shkuar) mund te kishte përmirësuar pozicionin e saj më të mirë historik (vendi 58, në 2016).

Në terma absolutë, për vitin aktual që përfshihen në “Doing Business 2020”, Banka Botërore përgëzon vecanerisht vendin tone ne dy aspekte kyçe, për përmirësimin e treguesit të furnizmit me energji elektrike, si dhe në lehtësimin e procedurave për hapjen e një biznesi.

Gjithashtu, Shqipëria shënon përmirësim në indikatorë të tjerë kyç, si lehtësia e regjistrimit të pronës, pagimi i taksave dhe tregëtia ndërkufitare.

Pavarësisht rënies së shënuar këtë vit, Shqipëria mbetet në nivel të ngjashëm me disa prej ekonomive më të mëdha në botë, pavarësisht se këto vende marrin shumë pikë nga bursa (konkretisht Italia 58 apo Greqia 79).

Historikisht, Shqipëria vendi më i keq për Shqipërinë u shënua në vitin 2013, me vendin e 108 në botë (më i keqi në Europë) dhe më i miri në vitin 2016, me pozicionin e 58. Në renditjen e re, jemi tanimë të 82-tët.

Raporti i “Doing Business” ndërtohet mbi një metodologji që vlerëson burokracitë, kriteret e licensimit dhe operimet në treg të një biznesi. Fakti që Shqipëria ka ekonominë me rritjen më të madhe në rajon, si dhe papunësinë e dytë më të ulët në Ballkan, nuk ka asnjë ndikim në vlerësimin final./Lexo.al

1 komente në “Leximi i “Doing Business”: Përmirësimet dhe problemet e Shqipërisë”

  1. Zigur Qarri says:

    Banka Botërore ka publikuar raportin “Doing Business” për vitin e fundit, i cili përfshin ekonomitë e 190 vendeve të botës.Në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendin e 82 duke humbur 19 pozicione nga një vit më parë. Shifra këto që tregojnë një përkeqësim të të bërit biznes në Shqipëri vetëm në harkun e një viti.Një vit më parë, Shqipëria mbante vendin e 63-të, ç`ka do të thotë se në harkun e një viti ka humbur plot 19 pozicione. Kjo është rënia e dytë më e madhe në historinë e këtij indikatori, pas vitit 2013.Me rënien e këtij viti, performanca e Shqipërisë në të bërit biznes rikthehet pranë nivelit të viteve 2011/2012, duke bërë që progresi i gjithë këtyre viteve të fshihet tërësisht.Këto pozicione të humbura përkthehen drejtpërdrejtë në më pak investime të huaja, pasi raporti “Doing Business” i Bankës Botërore është kartolina më e mirë e secilit vend.Kur flet për Shqipërinë, Banka Botërore evidenton faktin se reformat e kanë bërë më të lehtë që të merresh me biznes gjatë vitit të fundit, por nga ana tjetër janë ndryshimet e shpeshta ato që e vështirësojnë punën e sipërmarrjes në Shqipëri.Performanca më e dobët për ekonominë shqiptare vjen në drejtim të lejeve të ndërtimit, që na rendit në vendin e 166-të në botë, nga vendi i 151-të i një viti më parë, apo vendi i 106-të i 2017-ës. Pagesës së taksave na rendit në vendin e 123-të në Botë .Nga10 indikatorë vetëm një është përmirësuar, ndërkohë që disa kanë pësuar rënie drastike, ç`ka e ka bërë për rrjedhojë Shqipërinë bindshëm më pak tërheqëse për ata që duan të merren me biznes, e sidomos të huajt, pasi për Bankën Botërore vështirësitë janë të shumta, e madje shumë më të mëdha se vitet e kaluara.Vetëm dy javë më parë, një tjetër raport mjaft prestigjioz, ai i konkurrueshmërisë globale fliste për një përkeqësim të vendit tonë me 5 pozicione në renditjen globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje