Berlini “ngrin” qiratë për 5 vite!: Përpiqet të ndalojë “fryrjen” e çmimeve

22 Tetor 2019, 11:03Ekonomia TEMA

Partitë qeverisëse të Berlinit arritën në marrëveshje për të ngrirë qiratë në kryeqytetin gjerman për 5 vite,  që është një nga planet më agresive  për të ndaluar rritjen e çmimeve.

Lëvizjet e kryeqytetit gjerman kanë tërhequr interes në shumë qytete si Amsterdami dhe New Yorku.  Ndërkohë që grupet e qiramarrësve bënin thirrje për 6 vite, qytete të tjera gjermane shqetësohen se këto vendime mund të frenojnë ndërtimin e shtëpive të reja.

Marrëveshja mes Social Demokratëve, të Gjelbërve dhe partisë së Majtë, krijon mundësinë që organi ligjvënës i qytetit të miratojë masën këtë javë, masë që do të hyjë në fuqi në tremujorin e parë 2020.  “Po provojmë diçka tërësisht të re.

Ndërsa të tjerët flasin për këtë, ne po e bëjmë!”, tha kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller.   Kjo lëvizje synon të ulë barrën e qiramarrësve, pasi “boom-i” i ndërtimit në dekadën e fundit ka sjellë dyfishimin e çmimeve.

Fushata të tjera po detyrojnë Qeverinë e Berlinit që të shpronësojë pronarët e mëdhenj.    Një nga humbësit më të mëdhenj ka qenë Deutsche Wohnen, zotëruesi më i madh i apartamenteve në Berlin.

Kompania ka humbur rreth 20% të vlerës në treg që kur u lajmërua plani i ngrirjes së qirave në Qershor.  Vetëm në ditën e Hënë, aksionet ranë me 5%.  Vonovia, që është kompania më e madhe e pronave në Gjermani, humbi 2%.   Berlini nuk është qyteti i vetëm që po përballet me mungesë të strehimit të përballueshëm.

Qeveria spanjolle vendosi një tavan në rritjen e çmimit të qirave më herët gjatë vitit, ndërsa New Yorku fitoi të drejtën e mbrojtjes së qirave nga demokratët.   Berlini do të lejojë pronarët që të vendosin një rritje vjetore të çmimit për t’u mbrojtur nga inflacioni në 1.3% nga viti 2022 dhe do lejojë qiramarrësit që paguajnë çmime të fryra që të përfitojnë një ulje sipas kushteve të caktuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje