Zvicra ka forcën punëtore më të aftë në botë

17 Tetor 2019, 19:32Ekonomia TEMA

Në Raportin Global të Konkurencës, i cili kryhet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra ka surprizuar me renditjen e saj duke e dalë e pesta në renditjen e përgjithshme, por kryeson listën e renditjes së aftësive të forcës punëtore.

Shteti ishte i renditur si më i miri për sa i përket trajnimit profesional, trajnimit në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të saj.

Por, çfarë është duke bërë Zvicra specifikisht kur vjen puna tek aftësimi i forcës së saj punëtore?

Më shumë se 70% e nxënësve të gjimnazit në Zvicër marrin pjesë në atë që quhet sistemi i trajnimit profesional, sipas një raporti.

Që nga mosha 16 vjeçare shumica e të rinjve e ndalojnë edukimin e tyre me kohë të plotë, duke shikuar për të tjera mundësi si kurse të reja shkollore, internshipe në kompani të ndryshme ose fillimin e një pune të mirëfilltë në të cilën paguhen dhe prezantohen me botën e punës.

Mbështetje e fuqishme nga punëdhënësit

Raporti më tej tregon se sistemi i ngritur nga Zvicra, në të cilën marrin pjesë 30% e kompanive, përgatisin një seksion të gjerë të studentëve për karrierë duke i ndarë në profesione dhe sektorë të ndryshëm.

“Ky sistem gëzon një mbështetje shumë të madhe nga punëdhënësit zvicerianë, të cilët e cilësojnë një kontribut të madh në vitalitetin dhe fuqinë e ekonomisë së Zvicrës.”

Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve dhe një forcë punëtorë me plot aftësi e cila si rezultat prodhon të mira dhe shërbime në cilësi të lartë, raporton SCAN.

Me fokusin tek trajnimet dhe shkollat profesionale, zbehet gjithashtu dëshira e të rinjve për të marrë një diplomë universiteti.

Më pak se një e treta e të rinjve nën moshën 25 vjeç shkuan drejt edukimit të lartë në vitin 2012, krahasuar me më shumë se gjysmën në vende të tjera si Australia dhe Norvegjia. Shifra këto që vijnë nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik(OECD).

Në Raportin Global të Konkurencës, Zvicra gjithashtu u gjykua si më e mira edhe për trajnimet e stafit, me shumë kompani që vlerësonin së tepërmi benefitet që vinin nga trajnimet në shkollat profesionale.

4 komente në “Zvicra ka forcën punëtore më të aftë në botë”

  1. Kaonia says:

    E c na thoni ,po ku kapin pune me dore zviceianet.Punojne skllevrit .Goxha perllogaritje kane bere .Bravo! Pas pune te gjithe pine te kuqe.

  2. Qinani says:

    Hee
    Ata jan komunitet drogpires bythqira prosti

  3. Rtg says:

    Di gje mjekerrcjapi se cfare ndodh ne Zvicer!
    Keto gjera zbato ketu e jo PPP dhe tenderat e koncesionet me firma fantazem dhe projekte super luksoze kur shumica e shqiptareve jetojne mes bsltes.mungeses se lulishteve,pastrimit te plehrave,te cerdheve e kopshteve etj!
    Edhe Enveri ndertoi 1 milion here me shume se ty,pa asnje borxh e kredi dhe sot quhet diktator,por ti sic duket do terhiqesh zvarre i gjalle se ndryshe nuk zbret nga gomari!

  4. Labi says:

    Keta siper kane te drejte,jane si jane Zviceranet po nuk kan arrit deri atje sa te shesin motrat dhe nenat rrugeve te Italise e Greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje