Komisioni Europian, i cili është organi ekzekutiv i drejtimit të Bashkimit Europian, është bërë edhe një herë me “dhimbje koke” prej planeve të shpenzimeve nga qeveria Italiane.
Institucioni që ndodhet në Bruksel, përgjegjës për të parë nëse vendet kanë arritur objektivat e tyre fiskale, dërgoi një letër në Romë duke kërkuar më shumë sqarime për plan-buxhetin e vendit në vitin 2020.
Be-ja është specifikisht e shqetësuar për balancën strukturore të shtetit fqinj, e cila përjashton të ardhurat dhe shpenzimet e njëhershme.
“Draft-buxheti planifikon një ndryshim në balancën e strukturës në 2020-ën, i cili mund të përkeqësoje në një amortizim të GDP-së në 0.1%” – shkruante Komisioni Europian në letrën e saj.
Qeveria italiane kishte rënë dakord më përpara për të përmirësuar balancën e saj strukturore me 0.6% deri në 2020-ën.
Komisioni ka pyetur gjithashtu Italinë se pse shpenzimet fillestare neto – të cilat nuk përfshijnë pagesat e interesit – priten të rriten me 1.9% vitin e ardhshëm, kur duhej të binin me 0.1%.
Kjo nuk është hera e parë që BE-ja ka ngritur shqetësime për politikën fiskale të Italisë. Qeveria e mëparshme italiane, e cila erdhi në pushtet në qershor 2018, iu kërkua nga Komisioni Europian politika më shtrënguese fiskale.
Konflikti i gjatë mes Romës dhe Brukselit gjatë atyre dy periudhave shkaktuan turbullira në treg dhe një rënie në rendimentin e bonove italiane.